Një grua ra mbeti e plagosur mbrëmjen e kësaj të diele në kryeqytet pasi ra nga lartësia. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:50, në rrugën “Sinan Tafaj”.

Sipas policisë, 54-vjeçarja me iniciale M. Xh, ra aksidentalisht, në rrethana për momentin të paqarta. Ajo mësohet se u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, një grup hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al