Grusht mjekut të Urgjencës në QSUT

Procedim penal për 45-vjeçarin

Autoritetet policore në Tiranë njoftuan këtë të hënë procedimin penal për një 45-vjeçar, i cili një ditë më parë goditi me grusht mjekun e Urgjencës në QSUT. Në një njoftim për mediat, policia e kryeqytetit thotë se 45-vjeçari e ka goditur mjekun për shkak të detyrës, megjithatë nuk jepen detaje të tjera rreth rrethanave të kësaj ngjarjeje.

“Rreth orës 13:30 të datës 10.02.2019, pasi ka shkuar për të vizituar një të afërmin e tij që ndodhej i shtruar në spital, në ambientet e urgjencës së Spitalit Infektiv,  ka goditur me grusht për shkak të detyrës mjekun e urgjencës”. 

Sapo morën njoftimin, efektivët e Komisariatit Nr.4 shkuar menjëherë në ambientet e urgjencës, megjithatë 45-vjeçari me iniciale A. M., pasi kishte goditur mjekun ishte larguar nga spitali. Puna për gjetjen dhe ndalimin e tij vijon ende, ndërsa mbi të rëndon akuza e goditjes për shkak të detyrës.

Ngjarjen në fjalë e dënoi Drejtoria e QSUT, e cila në një reagim tha se çdo akt dhune e agresioni ndaj mjekëve dhe personelit shëndetësor në tërësi përgjatë ushtrimit të detyrës së tyre është i papranueshëm, bazuar në normat ligjore, etike, morale. Çdo akt dhune ndaj bluzave të bardha është i papranueshëm duhet të trajtohet me seriozitet nga organet kompetente.

Edhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e dënoi aktin në fjalë. “Akte të tilla nuk mund të tolerohen, ndaj kam propozuar një ndryshim në Kodin Penal, për të konsideruar kanosjen ndaj bluzave të bardha, si vepër penale”. /tvklan.al

Kategori
KronikeLajmet KryesoreTe funditTë gjitha
1 Koment
  • Romeo
    11 Shkurt 2019 at 15:24
    Përgjigju

    Çdo akt dhune eshte i denueshem. . . gjithsesi ‘profesori’ njihet edhe per specialitete te tjera perveç infeksioneve

  • Përgjigju

    *

    *