Gunvor merr në shfrytëzim rafinerinë e Ballshit

“Investime për të ulur naftën e importit dhe çmimin”

Një ndër kompanitë më të mëdha në botë në fushën e përpunimit dhe shitjes së naftës do të nisë shfrytëzimin e rafinerisë së Ballshit. Grupi Gunvor Oil me të ardhura vjetore në vlerën e 63 miliardë dollarëve është në përfundimin e blerjes së aksioneve kontrolluese të firmës Tosk Energji.

Kjo e fundit ka hyrë në një marrëveshje për përpunimin e naftës me operatorin e rafinerisë ARMO. Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i shoqërisë Gunvor, Torbjorn Törnqvist, premtoi për nisjen sa më shpejt të punës në rafineri, e cila do të nisë punësimin e naftëtarëve në këtë zonë, pas mbylljes së ARMO-s.

“Qeveria shqiptare dëshiron të ruajë vendet e punës, të nxisë sigurinë dhe të ulë çmimet e naftës në vend. Gunvor do të jetë një partner i përshtatshëm për të arritur këto qëllime nëpërmjet investimit në Tosk Energji”.

Firma premton se do të investojë në rafinerinë e Ballshit, e cila ka nevoja të mëdha për të arritur standardet që ajo vetë praktikon në ruajtjen e mjedisit, sigurisë dhe komunitetit.

Ndërsa thotë se në qëllimin e saj afatgjatë është që cilësia e naftës së përpunuar në këtë rafineri do të reduktojë varësinë e Shqipërisë nga blerja e naftës në import dhe do të reflektojë në uljen e çmimeve të saj. Për këtë ajo paraqet si qëllim strategjik përdorimin e naftës bruto që prodhohet në vend, duke nënkuptuar hyrjen në marrëveshje me Bankers Petrolium.

Kompania mohon lidhjet e saj me Rusinë dhe thotë se më pak se 10% e volumeve tregtare të saj kanë lidhje me këtë shtet, e se i ka shitur shumicën e pasurive ruse vite më parë. Kompania ka investime në SHBA, Gjermani, Belgjikë, Zvicër dhe Holandë.

Tv Klan

Kategori
EkonomiTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*