Sulmuesi norvegjez ka shënuar 5 gola për 2 ndeshje

Në Bundesliga po shijojnë talentin e Erling Haaland. 19-vjeçari norvegjez i sapo transferuar te Borussia Dortmund po befason me paraqitjet e tij. Në 2 ndeshjet e para ka shënuar 5 gola, një rendiment i lartë për një lojtar i cili është i ri në kampionatin gjerman.

“Një lojtari të tillë nuk mund t’i thuash në ndalojë. Dëshiron gjithmonë të fitojë dhe të shënojë gola. Është fantastike që stërvis një lojtar të tillë”, tha Favre, trajneri i Dortmund.

Haaland realizoi 2 gola në fitoren 5-1 me Koln dhe 3 gola në suksesin 5-3 ndaj Augsburg. 20 milionë të shpenzuara siç duhet nga Borussia Dortmund.

Tv Klan