Konkurrentet e spektaklit Love Story në TV Klan, kanë kaluar një pasdite të këndshme, teksa kanë vizituar piktorin e njohur, Helidon Haliti.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, artisti ka përshkruar perceptimet për karakterin e vajzave.

Sipas tij, Generda është konkurrentja më e dashuruar me Saimirin në spektakël.

Mund të bësh një portret me fjalë për vajzat?

Haliti: Më e sinqerta është Redona, e ka ndjerë shumë këtë gjë, e ka përballuar dhe peshën e kësaj do ta marrë më pak se të tjerat. Generda, është e çuditshme që nuk është fare e ftohtë.

Si e percepton kiminë me Saimirin?

Generda: Kimia për mua është ndjesia që kam unë kur jam afër një njeriu, kur të kalon një rrymë e ftohtë këtu brenda, që të mbetet pak fryma. Kur e ndjej këtë gjë, kjo është kimia. Si e kuptove ti që unë dhe Saimiri kemi kimi?

Helidoni: Ti e ke marrë shumë seriozisht, ti je më e dashuruara këtu. Ti je në hall në kuptimin e mirë të fjalës dhe do dish ta përballosh këtë gjë./tvklan.al