Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ishte e ashpër gjatë fjalës së saj në Kuvend.  Hajdari, tha se PS  dhe konkretisht ish ministri Damian Gjiknuri i shtriu dorën opozitës ndërkohë që kjo e fundit nuk është më në Kuvend, por e gjitha kjo po bëhet për të plotësuar kërkesat e Bashkimit Europian.

“Doja të flisja për një kërkesë që ka ardhur nga deputeti i PS Damian Gjiknuri, i vetëshpallur si kryetari i  Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Ishte një kërkesë e pavend. Ky komision ka mbaruar mandati në 21 Shkurt të vitit 2019 dhe mbi të gjitha që s’ka dhënë asnjë rezultat.

Duhet të kemi parasysh se ata deputetë nuk janë më dhe ju e keni bërë ata marrëveshje me ata dhe jo me këtë opozitë të re që është mes jush. Erdhi si erdhi puna dhe ajo i përket së shkuarës dhe ne duhet të bëjmë të pamundurën për të ecur përpara dhe me vjen keq se deklarata e Gjiknurit ishte shembulli më i keq se çfarë ndodh këtu. 

Zoti Gjiknuri i shtriu dorën opozitës, dhe i tha se ju duhet të jeni pjesë në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Ku është dëgjuar që një ish deputet që është një qytetar të ketë votë dhe të drejtën e tij të Vitos, por unë do ju them në mënyrë të hapur se ky fjalim është për qytetarët për të kuptuar se çfarë po ndodh. Propozimi i PS po plotëson kriteret e Bashkimit Europian. “Ne po shtrimë dorën dhe përpiqemi të kalojmë këtë Reformë Zgjedhore që për popullin s’ka asnjë interes dhe do na bëjnë më të mirë në sytë e ndërkombëtare, por s’ka asnjë ndryshim për qytetarët,

tha Hajdari./tvklan.al