Rudina Hajdari nuk i ka kursyer edhe këtë herë akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama si dhe ndaj opozitës që është jashtë parlamentit. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Hajdari tha se Rama ka më shumë fjalë sesa vepra.

Kam ardhur të them disa të vërteta. Sot kemi një njëri që u tregon atyre që kanë veshë të dëgjojnë se është i vetmi i më të mirëve e si ai nuk ka. Ka 6 vite që me fjalë shumë, e me vepra pak, po mundohet të bindë  se vetëm ky po ndërton një vend që liria dhe shteti mbizotëron. Është i vetmi që diskuton çdo ligj, brenda dhe jashtë parlamentit. Ky njeri që bën ligje në vendin tonë  dhe në të emër të së mirës së askujt, një njëri që sillet në Europë me reforma të paimplenentuar dhe nga ana tjetër bën tangon e Serbisë sot ndihet më i dembelosur  se kurrë, më i frikësuar se kurrë nga partia e tij”.

Gjithashtu për opozitën tha se proteston ditën e pushimit.

“A thua se këtë që janë jashtë parlamentiti i intereson integrimi, kur nuk lenë kauzë pa braktisur. Opozita jashtëparlametare që zgjedh të protestojë në ditë pushimi, poshtë godinës që kryeministri është pushim” deklaroi Hajdari. /tvklan.al