Aktorja nga Kosova Arta Eleza e cila u bë e njohur përmes serialit “O sa mirë”, është sulmuar nga një person i armatosur me qëllim grabitje, mbrëmjen e djeshme në orën 23:45.

Sipas policisë, personi i armatosur ka hyrë në banesën e saj e cila jetonte me një shoqe në Prishtinë dhe i ka marrë disa stoli ari dhe dy ora.

Nuk dihet ende sa ka qenë dëmi në total dhe aktorja ende nuk ka dalë në një prononcim për mediat. Personi i armatosur nuk është identifikuar ende. /tvklan.al