Ekspozohen për vizitorët 400 lloje fluturash dhe specie të tjera të zonës

Të bukura, shumëngjyrëshe, të rralla dhe disa të rrezikuara të zhduken.  Janë rreth 400 flutura të ekspozuara në këtë koleksion në Divjakë bashkë me specie të tjera nga koleksionisti Altin Hila gjatë një pune 15-vjeçare

Ky koleksion synon edhe edukimin e brezave të tjerë me pasuritë që ka natyra jonë.

“Ky koleksion do qëndrojë i hapur për të gjithë vizitorët, pretendoj që të ketë ndonjë impakt ose një edukim për brezat e rinj sepse dalëngadalë shumë specie po zhduken, po humbasin. Nga viti në vit ne nuk po i shohim speciet dhe kjo ka qenë një nga arsyet që unë jam marrë me këto”, është shprehur Altin Hila.

Ishin të shumtë ata që e vizituan këtë muze të natyrës.

Profesoresha nga Prishtina Ferdie Zushi  thotë se kjo është një ekspozite e rrallë.

“Nuk është lehtë të punohet një koleksion i tillë kështu që unë e çmoj shumë punën dhe këto koleksione janë në mënyrë shumë profesioniste”, është shprehurFerdie Zushi.

Koleksioni i natyrës mund të përdoret edhe për arsye studimore.

Mes specieve të ekspozuara është edhe flutura monark e cila emigron me tufa të mëdha në Divjakë duke u kthyer në simbol të zonës ashtu si pelikani kaçurrel. Po ashtu në këtë ekspozitë gjendet edhe midhja më e madhe Pina, një specie shumë e rrezikuar të zhduket.

Klan News