Harry takim privat me Mbretëreshën Elizabeth



Harry takim privat me Mbretëreshën Elizabeth

18:00 04/03/2020

Pasi bënë deklaratën e tyre për të lënë Pallatin Mbretëror, Harry ka realizuar një takim privat me Mbretëreshën Elizabeth, i cili ka zgjatur disa orë.

Sipas mediave britanike, biseda mes tyre lidhet kryesisht me vendimin për t’u larguar drejt Kanadasë për një jetë të pavarur.

‘The Sun’ raporton se Mbretëresha Elizabeth i ka treguar edhe njëherë nipit se e do shumë dhe i ka treguar se do të jetë gjithmonë i mirëpritur në Mbretëri, në rast se ndonjë ditë do të ndryshojë mendje.

Po ashtu, Mbretëresha i ka kërkuar Harryt që Archie të rritet njëlloj si të gjithë princat e tjerë, por megjithatë ajo respekton vendimin që çifti ka ndërmarrë.

Fundi i këtij muaji është përcaktuar si afati i fundit kur Meghan dhe Harry do të heqin dorë përfundimisht nga titujt e tyre.

Klan Plus







Të ngjashme