Pas javës së nivelit të lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York, Ministri i Jashtëm, Igli Hasani mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global Kundër ISIS, nën kryesimin e Departamentit Amerikan të Shtetit të zhvilluar në Uashington.

Në fjalën e tij, Hasani vuri në pah rolin e vendit tonë dhe kontributin ndaj Koalicionit, si dhe konfirmoi se Shqipëria do të vijojë të jetë partnere e përkushtuar në mbështetjen e misionit të tij të luftës kundër ISIS.

Në deklaratën e përbashkët të miratuar në Takim, u bëhet thirrje partnerëve që të tërheqin shtetasit e tyre që aktualisht gjenden në kampet e Al-Hojit dhe Rojit, si edhe vijimin e mbështetjes për forcat e sigurisë së Irakut.

Tv Klan