“73% e qytetarëve shqiptare ndihen të sigurt të ecin vetëm përgjatë natës në zonën e tyre të banimit. Ky është rezultati i një raporti global për sigurinë kryer nga Gallup, kompania ndërkombëtare e sondazheve”, thotë gazetarja e Tv Klan, Dorina Halili.

Në mesin e shteteve të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria për vitin 2023 renditet në vendin e katërt.

Siguria në rrugë është një nga elementet që turistët e huaj vlerësojnë kur vijnë në Shqipëri.

Shqipëria për vitin e shkuar është vlerësuar me 84 pikë në indeksin e rendit dhe ligjit, nga 80 pikë që kishte në vitin paraardhës. Kjo do të thotë se siguria dhe besimi tek policia ka ardhur duke u rritur.

Në harkun kohor të 10 viteve tendencat globale të sigurisë kanë rezultuar pozitive, pasi në vitin 2023, 70% e të rriturve ndiheshin të sigurt, nga 64% që ishte në 2013.

Tv Klan