Një vajzë 15-vjeçare ka humbur jetën dhe një djalë 14 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë pasi dyshohet se janë helmuar me një substancë të panjohur. Ngjarja ka ndodhur në Devon të Britanisë së Madhe, ku dy të miturit po qëndronin në rrugë.

Vajza u dërgua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë pak minuta më vonë. Ndërsa 14-vjeçari është në gjendje kritike.

Sipas dyshimeve të policisë, adoleshentët mendohet të jenë helmuar nga një substancë e panjohur ende që mund të jetë përhapur në ajër apo konsumuar prej të miturve. Autoritetet britanike kanë bërë thirrje çdo qytetar që mund të ketë dijeni, të kontaktojë me policinë. Ndërkohë, pritet përgjigjia e analizave për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

/tvklan.al