Hëna e Re në Ujor, ndikimi që ka për çdo shenjë horoskopi

Hëna e Re në Ujor, ndikimi që ka për çdo shenjë horoskopi

11:21 24/01/2020

Dashi

Hëna e Re në Ujor ndikon tek ju në lidhjet me miqtë. Në ditët në vijim priten ngjarje dhe situata që do t’ju shtyjnë të krijoni njohje të reja. Është shumë e mundshme që ky kalim, t’ju ndihmojë që  t’i afroheni një qëllimi ose një ëndrre të lakmuar.

Demi

Hëna e Re ndikon në pjesën e karrierës suaj. Këto ditë ka gjasë të ketë ndryshime në vendin tuaj të punës,  gjithashtu ju mund të merrni frenat në dorë të një biznesi ose të bëni një hap revolucionar në karrierën tuaj duke e integruar veten në një ekip.

Binjakët

Hëna e Re në Ujori ndikon në shtëpinë tuaj të 9-të, e cili lidhet me edukimin dhe udhëtimin. Ka gjasë që këto ditë të ngrini një biznes që e keni dashur prej kohësh ose të bëni një udhëtim për të zgjeruar njohuritë tuaja.  

Gaforrja

Hëna e Re ndikon në çështjet financiare. Çështjet me paratë, borxhet, huatë, trashëgimia ose marrëveshjet do t’ju shqetësojnë këto ditë.

Luani

Kjo Hënë e Re do të ndikojë në marrëdhëniet tuaja ndërnjerëzore. Nëse jeni në një lidhje, këto ditë do të bëni një fillim të ri në marrëdhënien tuaj, ndërsa për beqarët mund të njihni personin e duhur gjatë kësaj periudhe. Hëna e re ndikon gjithashtu në partneritetet e biznesit tuaj, ose duke sjellë zhvillime të reja të cilat po i planifikoni ose po rimodeloni ato ekzistuese.

Virgjëresha

Hëna e Re në Ujori ndikon në shtëpinë tuaj të 6-të, duke sjell të dhëna të reja në jetën tuaj të përditshme në punë. Nga ana tjetër, nuk përjashtohet mundësia që të shqetësoheni lidhur me shëndetin. Në përgjithësi, duket se është e nevojshme që të ndryshoni pak rutinën tuaj.

Peshorja

Hëna e Re zbulon se do të fillojë një ditë intensive që do të sjellë ndryshime në jetën tuaj. Do të keni më tepër dëshirë të flirtoni dhe të njihni njerëz të rinj. Kjo hënë përgjithësisht ndikon në aspektin tuaj emocional dhe shpirtëror.

Akrepi

Hëna e Re ndikon në shtëpinë tuaj të 4-të, që lidhet me çështje familjare dhe pasurive të patundshme. Këto ditë dhe ju mund të dëshironi të bëni disa ndryshime, madje duke kërkuar një shtëpi të re.

Shigjetari

Hëna e Re ndikon në aspektin e komunikimit dhe udhëtimeve. Kontaktet rriten, ju merrni të ide të reja dhe ka gjasë që të ketë lajme të mira në aspektin profesional.

Bricjapi

Hëna e Re në Ujori sjell ndryshime në çështjet financiare. Këto ditë, ju mund të jeni duke bërë një blerje ose shitje, duke investuar ose duke negociuar për një biznes të ri me një mik, apo edhe të fitoni të ardhura shtesë nga një burim i ri pune.

Ujori

Hëna e Re ju jep shtysën për të bërë një fillim të ri. Ju jeni shumë  të ekspozuar ndaj jetës sociale këto ditë, jeni mes miqve dhe shkëmbimit të mendimeve për çështje që ju interesojnë.

Peshqit

Hëna e Re në Ujori duket se krijojnë nevojën për të bërë një hap prapa, distancohuni nga të tjerët dhe dëgjoni zërin tuaj të brendshëm. Intuita juaj do të jetë e mprehtë këto ditë. Në të njëjtën kohë, ju mund të jeni në procesin e përgatitjes së diçkaje të re, kështu që dëshironi të shpenzoni më shumë kohë për veten tuaj për relaks dhe argëtim. /tvklan.al



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi