Kriza energjitike po ‘shkund’ fort Gjermaninë dhe qeveria është vendosur në lëvizje për të marrë masa në përballimin e saj. Përveç një pakete prej 65 miliardë Eurosh që do të shkojë në ndihmë të shtresave të popullsisë, gazetarja e “Deutsche Welle” thotë për “Aldo Morning Show” në Tv Klan se shpëtimi mund të jetë te teknologjia e hidrogjenit.

Lindita Arapi: Në Gjermani ka projekte të fuqishme që i mbështet edhe Ministria gjermane e  Arsimit në lidhje me hidrogjenin, shfrytëzimin  e hidrogjenit si energji. Shkencëtarët gjermanë janë shumë optimistë në këtë drejtim, por thonë derisa të themi që do të jetë një projekt i realizueshëm, do kohën e vet, do investim të madh, do sigurisht edhe një dhjetëvjeçar.

Për alternativa të tjera të energjisë sigurisht kërkohet patjetër në shkencë, si në ethe. Në qoftë se Gjermania e siguron teknologjinë e hidrogjenit, do të ishte një zbulim i jashtëzakonshëm, si atëherë kur u zbulua nafta sepse do të ishte edhe një shpëtim shumë i madh për klimën. Është akoma një proces që shkencëtarët e shohin me optimizëm, por në laborator, është një proces tjetër derisa të shkojë në prodhim edhe për njerëzit e thjeshtë./tvklan.al