Hipergamia është një fenomen aq i vjetër, por ende prezent në shumë marrëdhënie. Damona Hoffman, e cila drejton podcasti-n “Dates& Mates” thotë se praktika e martesës së bazuar te stabiliteti ekonomik është tejet moderne.

Po çfarë është hipergamia?

Thjesht akti i martesës ose i takimit me dikë që e shihni si më të suksesshëm dhe më të sigurt financiarisht. Kjo shpesh mund të nxitet nga dëshira për të arritur komoditetin nga ana e parave ose për të rritur reputacionin. Por arsye mund të jetë dhe për të rritur vetëbesimin…

Hipergamia mund të gjurmohet në shoqërinë hindu dhe është të paktën 3000 vjet e vjetër.

Ekspertët thonë se “në thelb është një formë partneriteti e ndërtuar në mënyrë patriarkale nga një kohë kur gratë nuk arsimoheshin, nuk punonin dot dhe kishin nevojë për partnerin e tyre për të siguruar jetesën. Martesa e bazuar në dashuri është një koncept më i ri në shoqërinë tonë.”

Në një kohë kur gratë nuk kishin të drejtë të votonin, të kishin pronë apo të siguronin pronë pa burrë, hipergamia ishte një nga mënyrat e vetme për të ecur përpara dhe për të ndryshuar jetën e tyre.

Në ditët e sotme shumica thonë se martohen për dashuri, por nuk janë të pakta rastet e martesave me interes.

Megjithatë, hipergamia nuk ka të bëjë vetëm me vendet ku problemet ekonomike dhe mbipopullimi janë më të theksuara. Sipas një sondazhi të fundit, mbi 39% e të rinjve në SHBA e konsiderojnë thelbësore që personi tjetër të paguajë për gjithçka në takimin e parë.

Njerëzit e shohin tërheqëse kur të tjerët tregojnë besim, janë krenarë për atë që kanë arritur në jetë dhe bëjnë gjithçka për ta në takimin e parë. Studimi zbuloi se 45% e amerikanëve mendojnë se është në rregull ta shfaqësh veten të suksesshëm dhe me prosperitet në një takim të parë.  31% thanë se suksesi financiar luan një rol të rëndësishëm në atë se sa tërheqës duket personi tjetër.

Por sa i shëndetshëm është ky model?

Kërkimi i një partneri për qëllimin e vetëm të përfitimit financiar dhe social mund të bëhet një proces jo i shëndetshëm që përfshin manipulim dhe mashtrim. Mungesa e intimitetit ose mirëkuptimit mund të hyjë gjithashtu në lojë./tvklan.al