Historia e fundjavës – Dy familje behen me shtepi ne emisionin e pare “Historia e fundjaves” ne Klan Plus! (13 Shtator 2020)


Historia e fundjavës – Dy familje behen me shtepi ne emisionin e pare “Historia e fundjaves” ne Klan Plus! (13 Shtator 2020)

21:18 13/09/2020

Në këtë puntatë të parë të emisionit “Historia e Fundjavës” në Klan Plus nga Mirela Milori dhe Arbër Hajdari, u sollën dy histori të ndryshme.

Historia e parë i përket familjes Plaku në një fshat afër Shijakut. Nënë e bijë banojnë të vetme në kushte të mjerueshme për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike. Sikur të mos mjaftonte kjo, banesa e tyre u dëmtua nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019 dhe u detyruan të jetonin në çadër për disa kohë.

“Sa u ngritëm ne, ranë gurë, suvatime, pllaka, tulla… ranë te jastëku, te krevati që ishte mami. Aty kisha frikë më shumë, qoftë për mamin, qoftë për vete. Me zor e hapa derën që dolëm përjashta. Jetuam në çadër afër 2 muaj, 2 muaj e gjysmë diçka e tillë. Por shumë e vështirë ka qenë, ftohtë se ka qenë dimër”.

Përveç se duhet të kujdeset për të ëmën, vajza është edhe vetë e sëmurë. I është nënshtruar disa herë operacioneve. Tani duhet të bëjë një tjetër, por mundësitë ekonomike nuk ja lejojnë.

“Jam operuar 17 vjeçe në zemër. Është një diagnozë që është e lindur. Ajo ndikon te zemra, te shikimi edhe tek kockat. Shikimin ta dëmton. Një sy e kam operuar tre herë… këmbën me hekur po. Tani ka ndikuar shumë edhe shtylla kurrizore, kam deformim, më kanë thënë për operim. Por ajo kushton 18 mijë Euro, për mua është e pamundur. Do eci në këmbë 1 orë për çdo gjë, jo ushqime, jo ilaçe”.

Fundjavë Ndryshe është sensibilizuar me këtë rast. Fondacioni u ka ardhur në ndihmë sapo u sinjalizuan për këtë familje. Fillimisht i larguan nga çadra dhe i vendosën në një banesë me qira. Më pas, nisën procedurat për blerjen e një shtëpie në Durrës dhe arredimin e saj me të gjitha kushtet bashkëkohore. Tashmë çdo gjë ishte gati dhe familja Plaku do të gëzonte banesën e tyre të re në qytetin bregdetar, sikurse kishin shprehur edhe vetë dëshirën për t’u zhvendosur në Durrës, pasi duan të jenë pranë disa të afërmve të tyre. /tvklan.al





Të ngjashme