Fenomeni i autizmitështë gjithmonë dhe më i përhapur në kohët në të cilat po jetojmë. Prindërit që kanë një fëmijë me çrregullime të spektrit autik sakrifikojnë shumë nga vetja e tyre, nga jeta e tyre, për t’iu dedikuar kujdesit maksimal i cili duket sikur nuk mjafton asnjëherë ndaj fëmijëve të tyre.

Jeta e tyre merr një tjetër rrjedhë dhe vështirësitë e shumta shpesh i bëjnë këta prindër të harrojnë veten e tyre. Sfidat e këtyre prindërve janë nga më të ndryshmet, sa të përbashkëta në qëllimin e tyre, aq edhe të veçanta.

Suzana Beshiri, gruaja e cila do të vijë sot në studio do të ndajë me publikun rrëfimin e prindërimit me fëmijë të këtij spektri, vështirësitë, përleshjet e kësaj sfide mes dashurisë dhe dhimbjes.