Lideri i opozitës anti-Putin përcillet për në banesën e fundit

Në këtë kishë të ndodhur rreth 17 kilometra larg qendrës së Moskës u kryen këtë të premte, ritualet fetare dhe ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit të Aleksei Navalnit, liderit të opozitës anti-Putin që ndërroi jetë në burg më 16 Shkurt mes dyshimeve se u vra nga autoritetet.

Edhe pse u përfol shumë këto ditë për një varrim të fshehtë, trupi i tij u soll në kishën ortodokse të “ikonës së nënës së Zotit që shuan hidhërimet” dhe u hap për homazhet e të pranishmëve. Këto pamje të transmetuara nga stafi i Navalnit në Youtube tregojnë radhë të gjata rusësh në pritje për të bërë homazhe.

Nuk mungonte Ludmilla, nëna e Aleksei Navalnit, ndërsa në radhë qëndronin edhe diplomatë perëndimorë, si ambasadorja amerikane dhe ai francez, pranë tyre edhe forca të shumta speciale të policisë ruse që kishin blinduar me masa sigurie gjithë ceremoninë, nga frika e shndërrimit të saj në protestë të madhe kundër Vladimir Putinit.

E tillë dukej të ishte, pasi të pranishmit shpesh brohorisnin emrin e tij, gjatë pritjes në radhë.

Tv Klan