Dashi-Duket sikur gjërat janë të tensionuara mes jush dhe personit të zemrës. Çfarëdo lloj gjëje që përpiqeni t’i thoni njëri-tjetrit duket sikur keqkuptohet. Kjo gjë do të kalojë  me kalimin e kohës. Megjithatë duhet që aktualisht të shpenzoni pak kohë vetëm që të bëni gjërat që ju pëlqeni.

Demi-Ka ardhur momenti që të merrni disa vendime për jetën. Energjia planetare përcakton që do të punoni fort për projektet që keni. Duhet që ta lironi veten nga të gjitha tensionet.

Binjakët-Do të ndani ndjenjat me një person shumë të veçantë. Megjithatë kjo nuk do t’ju bëjë të ndiheni aq mirë sa mendonit. E vërteta është që doni të nisni diçka, por as vetën nuk e dini çfarë.

Gaforrja-Mos u shqetësoni nëse sot nuk mund të shpreheni ashtu siç duhet. Kjo e bën më të vështirë tejkalimin e disa çështjeve sensitive me personin e zemrës. Duket sikur keni nevojë për një fillim të ri. Duhet që të ecni me kohën dhe çdo do të shkojë sipas dëshirave tuaja.

Luani-Energjia planetare do të bëjë që të fshiheni brenda guackës suaj. Megjithatë duhet të siguroheni që të flisni me partnerin/en.

Virgjëresha-Kujdes me takimet. Nuk do të kaloni kohën më të bukur në jetë. Megjithatë do të mësoni gjëra të reja që kanë për të qenë shumë të rëndësishme në të ardhmen.

Peshorja-Duhet të ktheheni me këmbë në tokë. Keni shumë shpresa. Mirëpo duhet të kuptoni që na duhet imagjinata dhe kurajoja jote në të ardhmen. Sot do të merrni një vendim të rëndësishëm profesional.

Akrepi-Keni pasur tension në rritje javën e kaluar. Pozicionimi i planeteve ditën e sotme nuk do t’ju japë llojin e influencës që dëshironi dhe kjo mund të prishë harmoninë në çift. Problemet duket sikur po dalin duarsh. Nëse qëndroni të qetë dhe përballeni më to do të kuptoni se ndryshimet janë për mirë.

Shigjetari-Ka shumë të ngjarë që me realizimin e disa planeve zemra ka për të “vuajtur”. Nëse ia keni vënë sytë një personi, ose nëse shpresoni të transformoni apo të përmirësoni një lidhje dashurore është dita e duhur. Duhet që të përgatiteni të tejkaloni edhe krizat.

Bricjapi-Yjet kërkojnë që të mos kaloni në mbrojtje ndërkohë që njihni njerëz të rinj. Ata mund të kenë këndvështrim tjetër për jetën dhe marrëdhëniet. Sidoqoftë ju duhet që të mësoni gjëra të reja.

Ujori-Keni nevojë për një surprizë. Mos u shqetësoni, një e tillë është rrugës. Pozicioni i yjeve sot tregon që partner/ja ka disa lajme që në fillim mund të duken shokuese, por pasi t’i keni menduar mirë detajet do të shihni mundësi të reja.

Peshqit-Nuk është gjithnjë e lehtë që të fitosh admirimin që pret nga peroni i zemrës. Do të sillni ide të reja. Megjithatë mos mbimendoni dhe veproni më shumë seç duhet./tvklan.al