Dashi-Keni shumë për të dhënë sa i përket dashurisë. Fantazitë kanë për të mbushur boshllëqet. Kalofshi një ditë të mrekullueshme. Partneri/ja ka për t’ia kaluar shumë bukur.

Demi-Joshja është një nga skenarët më interesantë që ka për t’u bërë katalizator i një shoqërie më të madhe. Yjet parashikojnë që të bëheni më të njohur me dikë me të cilin doni lidhje romantike.

Binjakët-Dashuria do të zhvillohet në disa drejtime të reja. Kjo ndodh për shkak të atmosferës që ekziston për momentin. Mos i shmangni këto situata.

Gaforrja-Keni një reputacion të rëndë pasi nuk përfshiheni emocionalisht në një marrëdhënie. E njëjta gjë nuk mund të thuhet sa i përket pasionit. Keni mundësinë që të krijoni një lidhje të fortë dhe të stabilizoni një marrëdhënie për disa kohë.

Luani-Partneri/ja është person i jashtëzakonshëm, sidomos kohët e fundit kur keni pasur ulje-ngritje. Ka shumë kujdes dhe mbështetje mes jush. Kjo ju bën bashkë që të kujdeseni për njëri-tjetrin.

Virgjëresha-Do ju vijë një propozim interesant. Keni mundësinë që të relaksoheni. Duhet ta shijoni të gjithë këtë moment.

Peshorja-Gjendja shpirtërore e ditës së sotme ka për t’u varur shumë nga rrethanat. Sot do të zbuloni shoqërinë e vërtetë. Do të hidhni hapat për të thelluar disa lidhje të rëndësishme.

Akrepi-Do të zbuloni se çështjet e dashurisë janë të lidhura edhe me punën. Mos u nxitoni. Do të njihni një person, por gjërat nuk duhet të jenë serioze që në momentin e parë.

Shigjetari-Sa i përket dashurisë do të kuptoni që me partnerin/en nuk jeni lidhur aq sa duhet në aspektin fizik. Kjo do t’iu bëjë që të diskutoni me njëri-tjetrin. Vendosja e planeteve do t’iu ndihmojë që të krijoni një gjë të veçantë dhe të paharrueshme për veten dhe personin e zemrës.

Bricjapi-Gjëra interesante ju presin gjatë ditës sa i përket aspektit romantik. Mos u shqetësoni. Ka një mënyrë daljeje nga të gjitha tensionet që do të përjetoni sot.

Ujori-Duhet që të jeni vetvetja. Mos kritikoni të tjerët. Shpirti binjak ka për të qenë shumë mirëkuptues ndaj jush sot.

Peshqit-Kur ka dëshirë, ka edhe rrugëzgjidhje. Flisni, buzëqeshni, qëndroni pranë shpirtit binjak, dhurojini diçka. Këto gjëra duhet të bëni sot. Nëse keni ndonjë dyshim për marrëdhënien, deri në fund të ditës çdo gjë do të shuhet për shkak të dashurisë që ndjeni për njëri-tjetrin./tvklan.al