Dashi – Dy ditët në vijim do ta gjeni veten në mesin e një beteje me dikë që njihet për kokëfortësi po aq sa ju. Ju pëlqen apo jo, mund të jeni ju ai/ajo që do duhet të qetësojë gjakrat, ose të paktën të bëjë një tërheqje strategjike.

Demi – Merrni kohën tuaj t’i mendoni gjërat para se t’i bëni. Nëse merrni një vendim shumë shpejt sot, mund të rezultojë i gabuar dhe po ashtu mund të dëmtojë reputacionin tuaj. Njerëzit presin që ju të mendoni logjikisht.

Binjakët – Shmangni tendencën të vendosni besim tek gjërat materiale. Në jetën tuaj keni një boshllëk që nuk ka të bëjë me ato çfarë keni apo fitoni. Me shumë gjasa është një mungesë shpirtërore, e cila mund të zgjidhet vetëm nga një periudhë e gjatë meditimi dhe reflektimi.

Gaforrja – Dikush me pozitë do të provojë t’ju pengojë në atë që dëshironi të bëni dhe mund t’ia dalin. Çfarë duhet të bëni ju? Ajo që nuk duhet të bëni është të humbni durimin. Kjo është ekzaktësisht ajo që ata duan.

Luani – Në skemën e madhe të gjërave problemet tuaja janë me pasoja të vogla dhe sa më parë ta pranoni këtë aq më mirë do të jetë. Çfarëdo të ndodhë ditët në vijim, qoftë e mirë apo e keqe, mos e merrni shumë seriozisht.

Virgjëresha – Dikush po ju ndjek me vëmendje dhe po pret që të bëni një gabim. Mos ua bëni jetën të lehtë duke ndërmarrë rreziqe të panevojshme. Mendohuni mirë para se të hidhni çdo hap.

Peshorja – Siç rrallë ndodh ju dukeni tepër dyshues. Cila është arsyeja? Ciladoqoftë ajo, duhet ta tejkaloni si moment. Kjo do të jetë java e fundit e qëndrimit të Diellit në pjesën më kreative të shenjës tuaj duke e bërë të çmuar çdo moment.

Akrepi – Ju mund të mos jeni personi që shkon të kërkojë belanë, por kur belaja vjen ju nuk ia ktheni shpinën. Kjo pjesë e karakterit tuaj do ju hyjë në punë sot teksa dikush po përpiqet t’ju shkatërrojë dhe t’ju bëjë të pranoni humbjen. Ai person do shokohet.

Shigjetari – Duket se keni dyshime të mëdha nëse projekti me të cilin po punoni do ia dalë të jetë i suksesshëm,  por shenjat kozmike janë ende në anën tuaj. Duket qartë se nuk ka asnjë arsye për të qenë negativ në afatin e gjatë.

Bricjapi –Nuk ekziston diçka që quhet “drekë falas”, por fakti që kanë shumë gjëra të mira ju kanë rënë në prehër, do ju bëjë të mendoni se ju përbëni përjashtim nga rregulli. Edhe nëse bëni përjashtim, përpiquni ta shfrytëzoni pasi nuk do të zgjasë shumë.

Ujori – Diçka që keni thënë kohë më parë do ju kthehet në një farë mënyrë sot. Gjasat janë të mëdha që t’ju duhet të bëni ndryshime në deklaratën tuaj, ose të kërkoni edhe falje.

Peshqit – Duhet ta dini që skemat e pasurimit të shpejtë janë asgjë tjetër përveçse harxhim kohe dhe energjie, e madje edhe parash. Ka edhe mënyra që mund të pasuroheni, por rrugët e shkurtra dhe shkelja e rregullave nuk janë në mesin e tyre. /tvklan.al