Horoskopi 13 Nëntor 2019

Horoskopi 13 Nëntor 2019

08:39 13/11/2019

Dashi- Duket se ndikimi negativ i yjeve është zbehur dhe sot pritet një ditë më e qetë, që do të bëjë të rikuperoni energjitë. Hëna stimulon nostalgjitë e vjetra.

Demi- Edhe pse po kaloni një periudhë jo edhe aq pozitive, dini të administroni mirë situatën e të mos e humbni mendjen, duke u bërë pikë referimi për të tjerët. 

Binjakët- Me një Hënë kaq negative në shenjë me siguri që nuk do ta keni aspak të lehtë të bini dakord me të tjerët, e jo më të flitet për ndjenja të bukura. Edhe në planin e punës jeni disi të ngathët.

Gaforrja- Aftësia për të ndërmarrë veprime të shpejta e efikase sot stimulohet së tepërmi nga ndikimi i Marsit, kështu që nuk do ta keni shumë problem nëse iu paraqitet një rast i tillë.

Luani- Duket se edhe “kontrastet” e yjeve në shenjën tuaj do të jenë të shumta, por nga kjo mund të përfitoni diçka që do t’ju vlejë për perspektivën. Një mik ju zhgënjen dhe ju indinjon.

Virgjëresha- Përsëri sot pritet që dita të jetë mjaft pozitive, sidomos në planin profesional, ku ju presin iniciativa të reja. Një takim i ri sot mund të bëjë të ndryshoni një program të mëparshëm.

Peshorja- Duket se sot është një kuadër yjor jo shumë favorizues për ju që i përkisni kësaj shenje, prandaj ju këshillohet të tregoni shumë kujdes dhe të mateni shumë para se të hidhni një hap.

Akrepi- Parashikohet një ditë e mirë për shkak të një kuadri yjor shumë pozitiv në qiellin tuaj. Në dashuri mund të rihapet një çështje e vjetër.

Shigjetari – Sot pritet që dita të jetë me shumë zhvillime e ndoshta që në orët e para të saj, duke ju zënë ndoshta në befasi. Edhe një herë ju këshillohet të mos e teproni me shpenzimet pa asnjë kriter.

Bricjapi – Do të jeni të tunduar nga një ofertë apo propozim që ju bëhet, por duhet që t’i shihni gjërat me qetësi para se të jepni fjalën. Është moment më i përshtatshëm për të reflektuar.

Ujori – Përpiquni të qëndroni sa më larg njerëzve që ju bëjnë lajka e që synojnë vetëm t’ju shfrytëzojnë për aftësitë e cilësitë që keni. Një takim i papritur ju bën të ndiheni të lumtur.

Peshqit- Duket sot do të jetë një ditë mjaft e mirë për aktivitetin tuaj në përgjithësi, pasi Mërkuri ju mbështet në të gjitha drejtimet. Nga ana tjetër, Afërdita stimulon erosin. /tvklan.al




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi