Dashi – Nëse nuk i dini të gjitha faktet rreth një situate, nuk duhet të merrni vendime të shpejta dhe të ashpra. Duhet të jeni të kujdesshëm që në nxitim e sipër të mos thoni dhe bëni gjëra për të cilat më vonë mund të pendoheni.

Demi – Një gabim që keni bërë para shumë kohësh do t’ju ndjekë sot dhe do të jetë sikletosës. Por për çfarë duhet të ndiheni të turpëruar? Fakti që keni bërë një gabim, sado i keq qoftë, është provë se ju u përpoqët.

Binjakët – Është turp që jeni kaq të zënë me problemet tuaja personale sa që nuk ia keni idenë më të vogël se me çfarë përballen të tjerët. Dëgjoni çfarë ju thonë njerëzit e tjerë, aty mund të gjeni përgjigjet që kërkoni.

Gaforrja – Sa më shumë që përpiqeni të ndaloni dhe të merrni frymë i qetë, aq më shumë mbyteni në punë të reja. Duhet t’ua bëni të ditur të tjerëve se po kalojnë çdo kufi. Mos merrni asnjë detyrë të re derisa të mbaroni ato që keni.

Luani – Jeni shumë entuziastë rreth projekteve të reja, por duhet të bëni kujdes. Nëse hidheni me hundë e me buzë mbi to pa menduar mirë mbi financat, shpejt mund të shteroni burimet.

Virgjëresha – Dukeni kaq i sigurt për veten në këtë moment. Planetet ju sugjerojnë të bëni kujdes dhe të mos e ktheni veten në objektiv të të gjithëve. Rivalët tuaj nuk do të donin asgjë më shumë se t’ju mposhtnin. Mos ua lehtësoni punën.

Peshorja –Mbani për vete të gjitha llojet e informacioneve personale sot. Keni natyrën që pëlqen të flasë me të tjerët, por planetet ju paralajmërojnë të mos jepni shumë informacion gjatë ditës në vazhdim pasi çdo gjë mund të përdoret kundër jush nga rivalët.

Akrepi – Arsyeja e vetme pse njerëz të caktuar ju kritikojnë aktualisht është sepse ata urrejnë aftësinë tuaj për të mos u influencuar nga jashtë dhe për të jetuar momentin. Sa më shumë t’ju thonë se duhet të ndryshoni stil jetese, aq më shumë duhet të këmbëngulni në tuajën.

Shigjetari – Merkuri është në konflikt me Neptunin, çka për ju nënkupton se duhet të bëni përpjekje shtesë për të qëndruar vigjilent dhe të mos lejoni mendimet t’ju turbullojnë. Duhet të njihni mendjen tuaj dhe se si ta përdorni.

Bricjapi – Duhet të dini se nëse hiqni muret mbrojtëse për një moment, armiqtë do t’ju hidhen në fyt menjëherë. Megjithëse nuk kanë gjasa t’ju mposhtin, ju duhet të tregoheni i kujdesshëm që të mos jepni humbje të kota.

Ujori – Një projekt i ri do t’ju marrë shumë kohë nga tani deri në fund të vitit, kështu që sigurohuni që po bëni gjënë e duhur dhe përfshini edhe njerëzit e tjerë në punë.

Peshqit – Duhet të dini që gjërat që nisin me nxitim shpesh përsëriten, kështu që mos merrni vendime të rëndësishme dhe mos bëni premtime që nuk mund t’i mbani. Lëvizni dhe veproni më ngadalë sot dhe gëzojuni jetës më shumë./tvklan.al