Dashi-Një ditë e bukur kjo e sotmja, tani mund të pushoni dhe të shijoni frytet e punës suaj. Gjeni kohë për t’i kushtuar familjes dhe miqve, të cilët kohët e fundit ju kanë lënë pas dore.

Demi-Kjo është një periudhë intensive për shenjën tuaj, që do të çojë në përfundimin e qëllimeve. Ngjarje të papritura vijnë për të irrituar  qëllimin tuaj dinamik për të vepruar. Një surprizë e këndshme për t’u ndjekur do t’ua kompensojë bezdinë. 

Binjakët-Kjo është një kohë shumë pozitive për shenjën tuaj, e përshtatshme për të riorganizuar jetën tuaj në një nivel praktik, por edhe për rinovimin emocional. 

Gaforrja-Sot ju duhet të merrni situatën në dorë dhe të dilni me zgjidhje. Do t’ju duhet të merrni vendime që i keni shmangur për një kohë të gjatë. 

Luani-Ekziston rreziku që të ndesheni me njerëz që nuk duhet. Ju ndiheni të shqetësuar për disa gjëra që janë të së shkuarës. Hartoni planin tuaj në mënyrë metodike dhe dijeni se e ardhmja është shumë premtuese.

Virgjëresha-Përvojat që keni fituar në periudhën e fundit ju krijojnë dëshirën për të arritur më të mirën për jetën tuaj. Aftësitë dhe karakteri juaj do t’ju ndihmojnë të keni sukses.

Peshorja– Ju i shihni gjërat dhe situatat në mënyrën tuaj dhe kështu veproni, por duhet të merreni me gjëra më realiste nëse dëshironi të kapërceni disa situata që ju shqetësojnë nga e kaluara.

Akrepi-Kjo e Shtunë do të jetë ideale që të zbuloni shkaqet që ju shkaktojnë një ndjenjë pakënaqësie. Kontaktet sekrete dhe aktivitetet në prapaskenë tani po vijnë në dritë, duke ndryshuar detajet e jetës tuaj. 

Shigjetari-Sot situatat që ju presin më së shumti në jetën tuaj profesionale do të jenë disi të vështira dhe të çuditshme dhe ju shfaqni mungesë durimi. Duke e ditur që përfitoni nga aftësitë tuaja drejtuese, mos hezitoni tu bëni ballë.

Bricjapi-Sot do të nervozoheni shumë dhe do të përpiqeni të zgjidhni shumë çështje që ju shqetësojnë. Nuk duhet të shqetësoheni për çdo gjë që bëni.

Ujori-Sot do të keni njëfarë modestie. Sigurohuni që të lëvizni në mënyrë dinamike dhe të shpëtoni nga e kaluara, sepse po hyni në një periudhë kur mundësitë do të ndjekin njëra-tjetrën dhe do të presin angazhime të reja që do t’ju çojnë në majë. 

Peshqit-Sot mund të punoni në gjëra krijuese për tu ndier më mirë. Ju po hyni në një periudhë shumë të favorshme për planet tuaja. /tvklan.al