Horoskopi 18 Mars 2020

Horoskopi 18 Mars 2020

08:47 18/03/2020

Dashi-Jeni pasionantë dhe romantikë. Keni përjetuar një lidhje shumë të veçantë me partnerin/en. Të dy e shijoni shoqërinë e njëri-tjetrit. Sot është dita për të vlerësuar hapësirat e njëri-tjetrit. Çdo lidhje ka nevojë për hapësirën e vet që të rritet dhe forcohet.

Demi-Duhet të kuptoni se çfarëdo lloj gjëje që po ndodh në këto momente me dashurinë është shumë serioze. Duhet të hidhni ju hapin e parë, pasi ka për t’ju përmirësuar jetën.

Binjakët-Keni hyrë në zemrën e dikujt. Një lidhje e re do të thotë fillim i ri. Do të shikoni dashurinë e vërtetë përtej çdo gjëje. Mos lejo qëv të ndikohesh nga përvojat e hidhura të së kaluarës.

Gaforrja-Dita do të shënohet nga zënkat. Shmangni çdo çështje me partnerin/en sot. Zënkat përfundojnë nëse një prej jush heq dorë. Kësaj radhe duhet të qëndroni të qetë. Duhet të jeni të sinqertë. Mundohuni të kuptoni personin e zemrës. Në këtë mënyrë dita do të kalojë pa probleme.

Luani-Sot është ditë e veçantë sidomos për beqarët. Ata do të takojnë një person special që do të ketë rol të rëndësishëm në të ardhmen. Të dashuruarit janë gati të hedhin një hap serioz në lidhjen në çift.

Virgjëresha-Do të komunikoni hapur me partnerin/en. E keni pritur këtë mundësi prej një kohe të gjatë. Tregojini sekretet dhe shprehni shqetësimet që keni. Kjo do t’ju forcojë si çift.

Peshorja-Do të lidheni mirë me të gjithë. Kjo nuk do të thotë se çdo person përputhet me ju. Është shumë herët që të quani dashurinë e jetës personin që po ju tërheq në këto momente. Analizoni se si gjërat kanë qenë dhe do të jenë në të ardhmen nëse vazhdoni me këtë person.

Akrepi-Rregulli i artë i lidhjeve është që të dëgjoni zemrën. Lini zemrën që të udhëheqë kësaj here. Ajo që ju intereson në këto momente është pastërtia e lidhjes.

Shigjetari-Kohët e fundit keni qenë shumë të zënë. Sigurohuni që sot të kaloni kohë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Beqarët do të kenë një takim të rëndësishëm.

Bricjapi-Dikush është bërë vetëm për ju. Do ta takoni kur të vijë momenti i duhur, kështu që lini dashurinë që t’ju gjejë. Deri atëherë mundohuni të kaloni kohë të mirë në shtëpi. Mos i humbni shpresat.

Ujori-Keni pasur një jetë shumë të zënë me plot angazhime. Sot do të hiqet një pjesë e madhe e këtij presioni. Mundohuni që të relaksohuni në shtëpi. Shijoni një mbrëmje të qetë me partnerin/en.

Peshqit-Respektoni vendimet e të tjerëve. Po kuptoni që po veproni gabim dhe doni të justifikoni veprimet. Duhet të kontrolloni luhatjet e humorit. Nëse nuk e bëni mundohuni të qëndroni pak kohë larg partnerit/es. Përndryshe marrëdhënia në çift do të jetë në vështirësi./tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi