Dashi-Fokusohuni në detyra të thjeshta dhe projekte aktuale gjatë orëve të ditës. Kjo nuk është koha të ushtroni disiplinë të rreptë. Mund të ndiheni sikur po shprehni veten përmes artit dhe krijimtarisë. Sot mund të shfaqni cilësitë tuaja më të mira në një situatë të ndërlikuar. Qasja diplomatike me bashkëbiseduesit tuaj është e nevojshme.

Demi-Do të përjetoni një ndryshim në ritmin dhe cilësinë e jetës. Ndoshta duhet të rivendosni kontaktet me disa miq nga e kaluara.

Binjakët-Shprehni ndjenjat tuaja në mënyrë të qartë nëse doni të përfshini partnerin/en. Zemrat e vetmuara sot do të jenë në gjendje që me sharmin e tyre të tërheqin miq të rinj. Çdo projekt do të shkojë në drejtimin e duhur, kështu që këmbëngulni.

Gaforrja-Nëse një rival ju thotë se po bëni gjënë e gabuar, mund ta merrni si shenjë që jeni në rrugën e duhur. Që kur ata interesohen që ju të mos gaboni?

Luani-Dita është pak e çuditshme për ju dhe është mirë të mbani distancë nga çështje që fshehin keqkuptime ose mosmarrëveshje. 

Virgjëresha-Gjatë ditës, virgjëresha do të jetë në humor të mirë. Do të jeni optimist dhe të gjallë. Por energjia mund të shpenzohet për ëndrrat dhe eksperimentet krijuese, në vend të veprimeve aktuale. Mos caktoni ndonjë punë intensive apo detyrë të vështirë pasditen e sotme.

Peshorja-Një partneritet i ngushtë është burim frymëzimi për ju. Nëse miku juaj i ngushtë, partneri romantik ose në biznes ju inkurajon të ndërmerrni një risk, ndiqni këshillën e tij. Një udhëtim jashtë shtetit ose një trajnim do të sjellë lumturi tek ju.

Akrepi–Jini më të kujdesshëm në dashuri dhe kushtojini vëmendje tensioneve që mund të shkaktohen nga ndonjë keqkuptim. Beqarët do të dëshirojnë të shijojnë edhe për pak kohë lirinë e tyre dhe do refuzojnë ftesat për takime. Në horizont shihen ndryshime rrënjësore.

Shigjetari-Mund të keni punë me gjëra jo shumë interesante sot, por është detyra juaj t’i merrni në duar dhe të mos u shmangeni përgjegjësive. Lajmi i mirë është se nuk do të jetë aq traumatike sa druheni.

Bricjapi-Sot çdo gjë mund të ndodhë nëse nuk jeni të kujdesshëm. Dita ju tërheq për sjellje të gabuara në lidhje me karrierën tuaj, prandaj përgatituni mirë të merreni me logjikën tuaj.

Ujori–Dashuria do t’ju japë një ditë tjetër emocionuese, pasioni është në krye dhe ju jeni me të vërtetë shumë të lumtur. Zemrat e vetmuara ende do të enden dhe do të kënaqen me disa flirtime. Ka ndryshime në punë që ju do t’i merrni me entuziazëm të madh.

Peshqit-Ju keni çdo shans për të arritur atë që dëshironi dhe kjo do të jetë e dukshme sot, kur ju do të merrni vendime që do të ndryshojnë jetën tuaj. Disa njerëz që me të vërtetë kujdesen për ju gjithashtu do t’ju ndihmojnë gjatë rrugës. /tvklan.al