Dashi– Sot është një ditë e vështirë, sepse duhet të bësh ndryshime rrënjësore në jetën tënd. Nëse do të kapërcesh vështirësitë dhe në planin afatgjatë të plotësosh dëshirat, ndalo të kthesh kokën pas.

Demi-Sot do të ndiheni mjaft të lodhur nga detyrimet e ndryshme që janë grumbulluar dhe natyrisht do të ndiheni mjaft të trysnuar. Sigurohuni që të merrni hapat e duhur për t’u marrë me këto situata me qetësi. 

Binjakët-Ju pret një ditë me disa mundësi, ku çdo lëvizje juaj do të karakterizohet me sukses. Për fat të mirë, ana juaj dinamike merr përsipër situatën dhe asgjë nuk ju ndalon.

Gaforrja-Dita vjen me stuhi dhe ajo që dëshiron të realizosh mund të mos ndodhë ende. Kapaciteti që keni është i madh. Mos lejoni që situatat t’ju kthejë pas.

Luani-Marrëdhëniet e të gjitha llojeve favorizohen për ju këtë të diel. Sot mund të komunikoni me familjarët tuaj, por edhe me miqtë dhe grupet që ju bëjnë të ndiheni mirë.

Virgjëresha-Ju mund të ndërhyni dhe të zgjidhni shumë gjëra që ju shqetësojnë, për sa kohë që merrni iniciativa. Disa këshilla miqësore mund t’ju largojnë nga disa debate. 

Peshorja-Kjo e diel është një ditë që ju duhet të mbani distancë nga çështjet financiare dhe emocionale që ju bëjnë të ndiheni keq apo të stresuar. Nuk është koha për të provuar të pastroni mendjen tuaj, pavarësisht nëse është e lidhur me çështjet tuaja profesionale apo emocionale.

Akrep-Mos dilni nga planet sot. Kjo e diel favorizon shume biznesin.

Shigjetari-Sot duhet të tregoni vetëbesim dhe të bëni çmos për të rrëzua ata që ju pengojnë rrugën.

Bricjapi-Ju shqetësoheni veçanërisht për mënyrën e trajtimit të situatave të caktuara. Kontakti juaj me njerëzit tuaj do t’ju bëjë që të mendoni nëse duhet të insistoni me këmbëngulje në disa nga pikëpamjet tuaja të vendosura. Sidoqoftë, dijeni që shumica e njerëzve përreth jush mund t’ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja.

Ujori-Të gjitha vonesat që ju stresonin dhe po ju mbanin pezull, tani kanë filluar të zhduken dhe i japin vendin zhvillimeve që ju bëjnë të ndiheni të sigurt dhe të qetë. 

Peshqit-Sot është një ditë shumë pozitive për ju. Humori dhe oreksi juaj për komunikim ju bëjnë të dashur dhe të kërkuar. Nëse disa gjëra ju shqetësojnë ose vonojnë zbatimin e tyre, mbani sytë hapur, sepse disa njerëz mund t’ju sabotojnë pa pasur mundësi të kuptoni. /tvklan.al