Dashi-Për shkak të natyrës tuaj të ndjeshme do të keni disa mendime që do t’ju shqetësojnë sot. Papritur një vrull informacionesh do t’ju bien në vesh dhe t’ju shqetësojnë. Përpiquni të ruani qetësinë dhe do të shihni se disa nga informacionet që do të merrni mund të jenë në avantazhin tuaj.

Demi-Lumturia duket si e paarritshme, por janë pikërisht momentet me miqtë me të afërmit dhe me të dashurit tuaj që mund të largojnë retë nga qielli i “ngrysur” prej shumë kohësh. Shëndeti i shkëlqyer. Edhe pse Mërkuri vazhdon të bëjë ndonjë “prapësi” të vogël, tani jeni rikuperuar plotësisht dhe jeni në gjendje të kontrolloni më së miri punën dhe sjelljen tuaj. Pak më të ndjeshëm ndaj partnerit.

Binjakët-Ngjarjet në vazhdim do t’ju shkundin pasi për momentin jeni pak si të përgjumur dhe po lëvizni ngadalë. Mos u ankoni nëse në ditët në vazhdim jeta bëhet më e vështirë, kjo është ekzaktësisht ajo që ju duhet.

Gaforrja-Sot do të flisni me kode dhe miqve në punë nuk do i pëlqejë shumë kjo gjë dhe do të keni keqkuptimeve. Nëse doni që të zgjidhen keqkuptimet e vogla është mirë të sqaroheni arsyen e komunikimi tuaj në atë mënyrë.

Luani-Ditë e gëzueshme do të jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do të ndiheni mirë pranë partnerit/es dhe do qeshni pafund me të. Sa i përket financave, mos u tregoni të pamatur me shpenzimet sepse do të keni probleme më vonë.

Virgjëresha-Një njeri i panjohur do t’ju tërheqë vëmendjen sot në rrugë. Tendenca juaj kundrejt të panjohurës dhe të çuditshmes është me fortë se zakonisht dhe kjo do t’ju bëjë që të tërhiqeni nga mendime të reja. Merrni guximin dhe prezantohuni me të panjohurin. Mbase ai/ajo mund të shndërrohet në një partner biznesi apo mik i mirë. Nuk do ta merrni vesh kurrë nëse nuk e njihni.

Peshorja-Është koha që ju të përmblidhni një bilanc të gjendjes tuaj ekonomike për të parë se si mund t’i përmirësoni të ardhurat tuaja. Jeta afektive është disi e shuar, por gjithsesi është kalimtare. Lëvizja e re e Marsit në shenjë ka ndikuar e do të ndikojë për disa ditë negativisht te ju, prandaj duhet të kini kujdes që t’i merrni gjërat shtruar. Kush ka kohë të mos presë kohë thotë një proverb i njohur.

Akrepi-Sot do ta gjeni veten nën presion të madh dhe aftësia juaj për të ruajtur qetësinë dhe për të mos u vënë në panik do të rrisë numrin e admiruesve tuaj.

Shigjetari-Nëse keni lënë gjëra pezull dhe pa zgjidhur, sot duhet të filloni të programoni se sa kohë do i kushtoni secilës prej tyre. Mos u merrni me vogëlsira.

Bricjapi-Me yjet e mirë në shenjë, si Hëna dhe Afërdita, jo vetëm që miqësitë do të forcohen, por nuk është çudi që të lindë edhe ndonjë dashuri e re. Kujdes me financat, sepse po shpenzoni pa kriter.

Ujori-Përpiquni  të jeni të qetë dhe kujdesuni për veten. Çështje financiare mund t’ju shkaktojnë ndonjë tension ose ndonjë diskutim me familjarët.

Peshqit-Sot pritet një ditë me të rezervojë të papritura dhe kjo për shkak të përplasjes së dyshes së planetëve Mërkur-Afërditë nga njëra anë dhe Saturn-Pluton nga ana tjetër. Ndërsa aspekti sentimental është shumë pozitiv. /tvklan.al