Dashi- Kjo e sotmja mund të jetë një ditë e trishtë për të lindurit e kësaj shenje për shkak të problemeve sentimentale që miqtë apo të afërmit tuaj do të ndajnë me ju. Megjithatë, në mbrëmje gjendja juaj do të përmirësohet dukshëm.

Demi- Ndikimi i favorshëm i Venusit, parashikon lindjen e ndjenjave të reja pozitive. Kushtojuni më shumë kohë emocioneve dhe raporteve me të tjerët.

Binjakët- Bëni kujdes me shpenzimet! Tregohuni më të matur lidhur me situatën financiare. Edhe në marrëdhënien në çift, parashikohet të keni krizë.

Gaforrja- Ka ardhur momenti që të lini pas krahëve krizën dhe të reagoni për të ecur përpara. Në vendin e punës do të ndiheni të nënvlerësuar, ndaj bëni kujdes për të rifituar terren.

Luani- Përfitoni nga horoskopi i mirë i kësaj të diele dhe veproni. Kushtojini më shumë kohë vetes tuaj dhe partnerit/es, duke i dhënë jetë fushës së ndjenjave. Parashikohet që të ndodhë diçka pozitive.

Virgjëresha– Nëse keni qenë shumë të zënë me punën kohët të fundit dhe e keni lënë pas dore jetën private, gjërat do të bëhen më mirë. Do të keni raporte të shkëlqyera me të lindurit e shenjës së gaforres dhe akrepit.

Peshorja– Gjatë kësaj të diele jo çdo gjë do të shkojë ashtu siç ju dëshironi. Këshillohet që të mos jeni shumë të nxituar me marrjen e vendimeve, por duhet të reflektoni mirë. Situata sentimentale pritet të ketë një përmirësim të lehtë.

Akrepi- Mund të jeni mërzitur me jetën familjare. Përpiquni të bëni diçka ndryshe për të thyer rutinën. Bëni kujdes me fjalët, pasi mund të ofendoni partnerin/partneren tuaj.

Shigjetari- Do të jetë një e dielë e cila parashikon rikuperim total për të lindurit e kësaj shenje. Parashikohen të reja të rëndësishme, sa i takon dashurisë apo pajtimeve.

Bricjapi- Dita e sotme për ju do të jetë si gjithë të tjerat. Mos i jepni askujt këshilla dhe mos bëni premtime sot. Mbrëmja do të sjellë gëzim kur të vizitoni një person që nuk e keni parë për një kohë të gjatë.

Ujori- Yjet ju favorizojnë mjaft në dashuri. Më në fund do arrini të shijoni momente të kënaqshme. Parashikohen rikuperime në vendin e punës dhe disa nisma të reja, të cilat nuk duhen lënë në mes.

Peshqit- Nëse jeni në kërkim të dashurisë, mos u shpërqendroni duke menduar për disa persona njëkohësisht. Përqendrohuni vetëm te njeri prej tyre. Do të kaloni një të dielë të qetë nën praninë e të afërmve dhe miqve tuaj. /

tvklan.al