Dashi – Sot do të jeni shumë karizmatik dhe do të jeni në qendër të vëmendjes së të gjithëve. Nëse doni të përmirësoni diçka sot është dita më e mirë për ta bërë. Një punë e re do ju gëzojë pa masë.

Demi – Do të ndiheni të bllokuar dhe do e gjeni veten në telashe familjare që nuk i kishit menduar ndonjëherë. Bashkëshorti do të jetë përkrah jush dhe kjo do ja u lehtësojë gjërat. Gabimet e së kaluarës do ju shfaqen në horizont.

Binjakët – Një ditë e favorshme për t’i dhënë fund të gjitha dyshimeve të të tjerëve ndaj aftësive tuaja, veçanërisht në fushën e komunikimit. Njerëzit rreth jush kanë shumë simpati për ju dhe do ja u tregojnë. Ju do të fitoni zemra dhe simpati me buzëqeshjen tuaj.

Gaforrja – Sot do të jeni në ditën tuaj me të mirë dhe do ti mendoni gjërat me qetësi dhe më pas do të merrni vendimet. Niveli juaj i besimit do të jetë i lartë. Kolegët tuaj janë me fat që kanë një njeri si ju.

Luani – Kjo e sotmja është një ditë e rëndësishme për ju. Do merrni lavdërimin nga të gjithë njerëzit që do ju rrethojnë. Vështirësitë tuaj financiare do të zgjidhen. Tregohuni të matur herë tjetër dhe mos bëni shpenzime të tepruara.

Virgjëresha –Jeni duke bërë planë për të udhëtuar jashtë. Kjo është gjëja më e mirë që mund të bëni në këtë periudhë të jetës suaj.   Përvojat e reja janë shumë të nevojshme. Shijoni sa më shumë jetën dhe aventurat e reja.

Peshorja –Prej shumë kohësh jeni duke i mbajtur gjërat brenda dhe ka ardhur momenti që të hapeni dhe do të ndiheni më mirë. Kaloni më shumë kohë me partnerin tuaj.

Shigjetari – Papritur do të bëni shumë nervozë pasi do të përballeni e detyra të reja të cilat do prishin planet tuaj të ditë. Mos u nervozoni merrini gjërat me qetësi dhe ndiqni instiktin tuaj, ai do ju udhëheqë më mirë.

Bricjapi – Mundësitë nuk trokasin dy herë në derë. Sot do të duhet të shfrytëzoni mundësinë që do ju vijë dhe të mos mendoheni dy herë. Edhe nëse konkurrenca është e ashpër dhe kundërshtarët do përpiqen të hedhin poshtë punën tuja, ju mos u tërhiqni.

Ujori – Jeni shumë të impenjuar në punë dhe do të donit që dita të zgjaste më shumë në mënyrë që të përfundonit punën tuaj. Mos merrni kaq shumë ngarkesë mbi “shpatullat tuaja”. Mos i anuloni planet tuaja.

Peshqit – Jeni duke kërkuar më të mirën tek vetja juaj dhe doni çdo ditë përmirësim. Një kurs me kohë të pjesshme për të rritur aftësitë tuaja do ju ndihmojë. Merrini gjërat si t’ju vinë dhe mos u mundoni shumë.

/tvklan.al