Dashi-Sot do të jeni në gjendje që të liroheni nga një detyrim ose të bëni një nder. Kjo mund të jetë shpirtërore ose financiare. Kjo s’do të thotë që të gjitha detyrimet tuaja përfundojnë sot, por të paktën do të ndiheni më të lehtësuar. Sot nuk është dita e duhur për të shprehur të gjitha ndjenjat. Prisni derisa personi që keni përballë dëshiron që ju të flisni. I duruar i fituar.

Demi-Sot do të përforcohet më shumë besimi që keni tek karma. Ato që jepni do të rikthehen sërish. Jeni shumë të ndjeshëm ndaj të tjerëve për të kuptuar problemet e tyre. Kjo pjesë e karakterit tuaj do të shënojë ditën e sotme. Dikush mund të kërkojë ndihmë prej jush.

Binjakët-Flisni shumë, por keni një mendje logjike. Mirëpo mund të vuani sot për shkak të natyrës suaj të pasigurtë. Shkoni me rrymën dhe mos kundërshtoni si gjithmonë. Përvoja do t’iu mësojë më shumë se sa leksionet.

Gaforrja-Tashmë mund t’i bashkoni të gjitha pjesët e ndara dhe ta jetoni jetën siç doni. Qëndroni të përqendruar. Mos thoni asgjë që mund t’iu ngatërrojë në çështje emocionale.

Luani-Shumë mundësi të mira po presin për ju. Mirëpo kërkojnë angazhim të madh në këtë moment. Është në rregull që këtë mundësi ta mbani për një ngjarje shumë të rëndësishme personale.

Virgjëresha-Eprorët mund të vonojnë punë për shkak të zilisë që kanë pasur ndaj jush në të shkuarën. Kjo mund të jetë shqetësuese për ju pasi do të dikojë në të tashmen, por edhe në të ardhme.

Peshorja-Ndiheni plot energji dhe gati për të punuar fort. Energjia pozitive do të ndikojë mbi të tjerët. Edhe në shtëpi do të merrni më shumë përgjegjësi se zakonisht. Është dikush pranë teje që do të jetë i/e dashuri/a juaj.

Akrepi-Energjinë do ta përqendroni në mësimin e fëmijëve. Mund të dhuroni para për njerëzit në nevojë. Situata financiare është e mirë, kështu që do të bëni edhe bamirësi.

Shigjetari-Po ndiheni shumë kreativë dhe gati për të përfunduar punët. Megjithatë një frikë do t’iu mbajë të tërhequr. Duhet të kuptoni se qëndrimi i duhur në situata të tilla do të thotë se gjysma e betejës është fituar. Paradoksalisht do të ndiheni edhe kreativë dhe energjikë pavarësisht se vetëbesimi është i ulët.

Bricjapi-Po bëheni gati të festoni. Dikush pranë jush do të martohet. Për të dashuruarit ndoshta tashmë është koha e duhur për ta çuar në një nivel tjetër lidhjen. Ata që janë të martuar, duhet ta shijojnë këtë gjë deri në maksimum.

Ujori-Dita ka për të qenë shumë e lodhshme.  Megjithatë në fund do të përfundoni disa projekte që iu mundonin prej kohësh. Kjo do të impresionojë eprorët.

Peshqit-Dita do të jetë shumë e mirë në fillim, por më vonë do të bëhet e lodhshme. Dikush në shtëpi është sëmurë dhe do të ketë nevojë për përkujdesjen tuaj. Do të lumturoheni prej miqve ose kolegëve. /tvklan.al