Dashi-Mund të mos kaloni mbrëmjen romantike që kishit menduar, por kjo nuk do të thotë që çdo gjë do të shkojë dëm. Biseda me një njeri me të cilin po komunikoni nëpërmjet mesazheve ose videove do të jetë e pazakontë.

Demi-Është koha për t’i dhënë një të shtyrë marrëdhënies në çift. Është momenti për të bërë aventurat që keni menduar. Kohë e mrekullueshme për të planifikuar diçka për të ardhmen.

Binjakët-Një bisedë mund t’ju bëjë që të merrni vendimin më drastik në jetë. Do të gjeni një njeri tërheqës, gjë që do ju bëjë të nisni diçka të re sëbashku. Megjithatë duhet të luftoni për ta fituar atë.

Gaforrja-Jeni si magnet. Nëse keni rënë poshtë pa arsye atëherë energjia që ju rrethon sot mund t’ju ngrejë sërish atje ku ishit. Mos kini frikë. Përgatituni që drejt jush të vijë një person që prej kohësh ndjen diçka, por nuk ta ka thënë.

Luani-Gjërat e bukura nisin në një mënyrë të çuditshme. Duhet që t’i shijoni. Do të kuptoni se personi që po njihni është ndryshe nga ajo që kishit imagjinuar. Duhet të kënaqeni me momentin që po kaloni. Relaksohuni dhe mos fantazoni për skenarë të ndryshëm.

Virgjëresha-Dita e sotme do të përfshihet nga romanca. Dikush që do të takoni sot do të trazojë ndjenjat. Kjo gjë mund të krijojë ndonjë problem të vogël, por nuk duhet që të shqetësoheni.

Peshorja-Do të mësoni diçka shqetësuese për dikë që njihni. Njëkohësisht do të njiheni edhe me diçka intriguese. Çfarëdo që do të ndodhë në të ardhmen varet nga ju nëse shkoni me rrjedhën ose jo.

Akrepi-Një bisedë në veçanti mund t’ju ndezë kuriozitetin. Kjo më pas do të bëjë të kuptoni se ndari disa pikëpamje origjinale dhe unike me një person të dashur për ju. Duke qenë se jeni njësoj ne mendime, nuk dihet se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen.

Shigjetari-Mund të rilidhni kontaktet me një person të cilët e njihnit kohë më parë, por tanimë pothuajse e kishit harruar. Do kuptoni që ai/ajo nuk ju ka harruar. Në fillim do të çuditeni pak, por pastaj do të zbuloni se gjërat janë më mirë se ç’duken.

Bricjapi-Gjërat do të ndryshojnë pavarësisht marrëdhënies që keni pasur me një person në të shkuarën. Kjo gjë mund të shkaktohet rastësisht  ose për shkak të disa ngjarjeve.

Ujori-Një ngjarje e planifikuar  do të ndikojë në jetën tuaj dashurore. Do të donit që  të ishit në dijeni të këtyre gjërave, por nuk e keni këtë privilegj. Do të duket sikur jeni në mes të oqeanit dhe duhet të mësoni si ta kaloni këtë situatë menjëherë.

Peshqit-Takimi i darkës me një person që po njihni do të jetë plot surpriza dhe gjithë qejf. Megjithatë në fund do të ndiheni paksa të hutuar në lidhje me bisedat që keni bërë. Nga këtu do të nisni të mësoni gjëra të reja./tvklan.al