Dashi-Mendja juaj mund të shkojë në disa drejtime të ndryshme. Drejtojeni energjinë drejt projekteve që kërkojnë intelekt. Ndihuni të lirë që të pushoni atëherë kur doni.

Demi-Kur sikur të gjithë njerëzit duan të pushojnë në krahët e tua. Ju gjejnë ju si personat më të përshtatshëm për të shprehur sekretet e tyre. Kini durim pasi një person do t’ju shprehë ndjenjat.

Binjakët-Më në fund do të shprehni se si ndiheni për një person të afërt me ju. Gjithmonë doni të qëndroni disa hapa prapa dhe të mos e ekspozoni tërësisht veten tek të tjerët. Megjithatë sot do të jeni më vulnerabël. Mos u shqetësoni. Do të keni personin e zemrës pranë dhe do të ndiheni shumë më mirë.

Gaforrja-Duke folur do të arrini të  nxirrni të gjitha problemet që keni për një çështje që ju ka shqetësuar për disa kohë. Do të dëshironi që të uleni me personin e zemrës dhe të flisni hapur. Kjo do t’ju ndihmojë që të eksploroni ndjenjat që keni për njëri-tjetrin.

Luani-Është koha për t’i dhënë personit të zemrës një vëmendje të veçantë. Ka shumë për të folur, por kjo do t’ju ndihmojë që të tregoni më shumë ndjenjat që keni. Jini të sinqertë dhe të qartë, në mënyrë që të mos krijoni probleme.

Virgjëresha-Edhe pse do të jeni emocionalë sot, kjo nuk ka për të ndikuar në disa çështje të veçanta që keni me një mik të veçantë. Sot do të ndodhin biseda të një niveli të thellë, kështu që përfitoni që të shpreheni sa më shumë.

Peshorja-Do ta gjeni veten duke dhënë këshilla të pafundme për një numër të lartë njerëzish që vijnë tek ju për simpatinë që ju karakterizon. Do të keni nevojë që të shpenzoni sa më shumë kohë me personin e zemrës. Shkoni në një darkë romantike dhe shijoni lidhjen që keni.

Akrepi-Ekziston një ndjenjë e madhe përreth jush sot. Do të jetë më e lehtë për ta shprehur. Thjesht merreni me qetësi dhe mos u përpiqni që të vini në diskutim pasionin e personit të zemrës.

Shigjetari-Bisedat me shpirtin binjak kanë për të rrjedhur lumë sot. Do të mendoni se po flisni me logjikë, por në fakt po ju flet zemra. Merrni kohë përpara se të tregoni disa sekrete. Kjo do të forcojë akoma më shumë lidhjen tuaj.

Bricjapi-Do t’ju hapen shumë dyer sot. Duke i shprehur ato që ndjeni do të mund të tregoni disa të vërtetë, për të cilat personi i zemrës do ta kishte vështirë të fliste.

Ujori-Do të ndiheni të prekur në ndjenja. Mos u surprizoni nëse ju del përpara një person që ju dashuron dhe t’ju shprehë emocionin që ndjen për ju.

Peshqit-Nëse po kërkoni për dashurinë do të duhet të dëgjoni të tjerët. Nëse do të merrni pjesë në një mbledhje sociale të mundshme do të mund të impresiononi të tjerët duke folur. /tvklan.al