Dashi-Do të pësoni ndryshime në jetën tuaj private. Të shkuarën do të mund ta harroni falë një ere ndryshimi prej Uranit. Këtë do ta mbështesë edhe Hëna e plotë.

Demi-Momentet e mira sot do të ndërthuren edhe me ato të vështirat. Mundohuni që në çdo moment të qëndroni të qetë dhe të mos nxitoheni për asgjë. Ata që janë në një lidhje do kenë goxha momente pasionante dhe emocionuese. Beqarët do kenë ditën ideale për të pasur takimet e ëndërruara e për te filluar lidhje.

Binjakët-Do të zgjoheni nga ëndrra të çuditshme të cilat do ju bëjnë të jeni shumë të zymtë dhe të kaloni një ditë plot emocione negative. Përpiquni të flisni me dikë. Kjo nuk është një ditë e mirë për të marrë vendime në punë apo dhe me partnerin.

Gaforrja-Jeta ecën me cikle. Edhe nëse ndiheni poshtë këtë kohë, nuk ka asnjë pikë dyshimi se shpejt gjendja juaj emocionale do të përmirësohet. Këtë javë mund të mos përparoni shumë në planet tuaja.

Luani-Qëndroni për një herë të vetme me këmbë në tokë. Jeni larg nga fryma juaj krijuese dhe duhet të përfundoni duke ndjekur gjëra që janë të vështira për t’u realizuar. 

Virgjëresha-Merruni me marrëdhënien e vështirë që nuk keni arritur ta sistemoni në të kaluarën, sepse më pas do të jeni më të lumtur për të ndërtuar një të re dhe të lumtur.

Peshorja-Gjatë kësaj dite do jeni të gatshëm të bëni çdo lloj gjëje që gjithçka të ece sa më mire. Do ndërtoni ura lidhëse edhe me disa persona që më parë nuk i keni pëlqyer aspak. Financat kanë për të qenë goxha delikate. Në punë do gjendeni përballë vështirësive dhe sfidave të vështira, por do ja dilni mbanë.

Akrepi-Sot do të merri një lajm të keq. Por mos e humbisni toruan direkt. Kontrolloni më parë të gjitha faktet dhe më pas reagoni. Çdo gjë që do të bëni sot do ju duket e mërzitshme. Përpiquni të shmangni njerëzit.

Shigjetari-Po, të kundërtat tërhiqen. Me Jupiterin përballë Marsit javën që vjen ju mund të tërhiqeni nga dikush që nuk është tipi juaj. Përpiquni të shijoni momentin, i cili mund të mos zgjasë shumë.

Bricjapi-Sigurohuni që të qëndroni pak vetëm me veten tuaj sot dhe të përpiqeni të mendoni se cilët njerëz duan të mirën tuaj.

Ujori-Pasiguria në lidhje me çështjet profesionale mund t’ju çojë në një vendosmëri më të madhe për të ecur përpara, pavarësisht se jeni konfuzë. Bëni më parë disa kërkime dhe më pas veproni, kështu do të ndiheni më të sigurt.

Peshqit-Pyetja që duhet t’i bëni vetes është se çfarë mund të bëni për të plotësuar kërkesat tuaja në shtëpi dhe në jetën tuaj të punës. Mund të mos keni përgjigje të thjeshta, por nëse përdorni pak zgjuarsinë tuaj natyrale, do ta gjeni një rrugë. /tvklan.al