Dashi-Ju po kaloni një periudhë shumë të ngatërruar e cila shumë shpejt do të përfundojë. Mirë do të ishte të shmangni çdo koment ose mendim negativ.

Demi-I dashur Dem, disa gjëra negative që do të dëgjoni sot do të prishin humorin tuaj. Është më mirë të injoroni çdo gjë të keqe që ju vjen në mendje, pasi me kaq shumë energji dhe aftësi, asgjë nuk mund të ju lëndojë.

Binjakët-Mos bëni shumë lëvizje sot, për shkak të disponimit të këndshëm dhe optimist që ju keni, të dashur Binjakë. Gjithashtu, përpiquni të mos nxitoni dhe të thoni gjëra të cilat nuk i besoni, sepse do të mërzisni disa nga njerëzit tuaj të dashur.

Gaforrja-Kjo e enjte është një ditë me shumë detyrime, të cilat do të duhet të përmbushen. Shumë nga njerëzit tuaj të afërt do të jenë pranë jush për të ndihmuar situatën.

Luani-Përpjekjet që keni bërë në të kaluarën ngadalë po fillojnë t’ju shpërblejnë dhe ju bëjnë shumë të lumtur. Shumë njerëz do të jenë pranë jush për t’ju ndihmuar në planet tuaja. 

Virgjëresha-Sot gjendja shpirtërore është shumë e mirë dhe nuk keni ndërmend të lini asgjë ta prishë atë. Planetet ju nxisin të merrni vendime për çështje të rëndësishme profesionale, të cilat janë në pritje.

Peshorja-Sot mund të qetësoheni, pasi duket se çështjet tuaja janë në rregull dhe gjithçka po zhvillohet ashtu siç dëshironi. Ju mund të vazhdoni me planet tuaja dhe do të shihni se edhe disa pengesa që ju vonuan, tani tejkalohen pa shumë përpjekje.

Akrepi-I dashur Akrep, me shumë lajme të mira do të jetë e enjtja për ju. Ju mund t’i afroheni njerëzve që janë keqkuptuar kohët e fundit dhe të zgjidhin problemet me njëri-tjetrin me biseda të qeta. Do të ndiheni plotësisht të kënaqur dhe më pas do të ktheheni në familjen tuaj me humor më të mirë.

Shigjetari-Kjo e enjte do t’ju japë zgjidhje për çështje të ndryshme që kanë ngecur deri më tani. Dijeni se mund të arrini shumë nëse kontrolloni pak presionin dhe veprimet që bëhen pa logjikuar mirë.

Bricjapi-Sot do të keni një lajm të mirë dhe do të keni mundësi të bëni disa plane që keni në mendje, pasi zhvillimet janë në favorin tuaj. Vetëm kini kujdes që të mos bëni lëvizje të gabuara. Trego pjekuri në mënyrën sesi trajton suksesin tënd.

Ujori-I dashur Ujor, sot është mirë të merrni seriozisht atë që keni për të bërë. Shtyrjet nuk janë zgjidhje e mirë, madje përkundrazi.

Peshqit-Sot jeni në humor shumë dhe dinamik, çka do t’ju bëjë që të merrni gjërat në kontroll dhe të zgjidhni problemet që do të lindin dhe të cilat në fakt do të kërkojnë vendime të menjëhershme. /tvklan.al