Dashi-Sot dita nuk duhet aq e këndshme. Ju keni përjetuar shumë tension dhe shumë pengesa dhe veçanërisht, brenda ambientit tuaj familjar.

Demi-Periudha që ju stigmatizoi duket si një e kaluar e largët dhe gjithçka që mbetet është disa shenja për t’ju kujtuar, ndoshta, për atë që kaluat.

Binjakët-Ju i takoni një shenje zodiaku të karakterizuar nga dinamizmi dhe kokëfortësia. Gjatë kësaj kohe do t’ju forcë për të mbajtur ekuilibrin dhe për të promovuar planet tuaja në të njëjtën kohë.

Gaforrja-Askush nuk mund të mohojë që periudha që latë pas ishte shumë e lodhshme për ju dhe aspak e frytshme. Merrni kohën tuaj dhe bëni pak pushim.

Luani-Periudha në të cilën po kaloni, si dhe ajo që po vjen, kërkon shumë përpjekje nga ju për të përballuar pengesat që ju ndodhin. Keni nevojë për qetësi dhe kohë për të pushuar dhe për të rifituar forcën tuaj.

Virgjëresha-Ju mund të mendoni se klima nuk është aq miqësore dhe çdo herë shfaqen pak e nga pak pengesa të vogla. Sidoqoftë, mos u shqetësoni, sepse zgjidhja vjen nga mjedisi juaj social.

Peshorja-Shenja juaj zodiakale i përket të favorizuarve të ditës, pasi pritet të keni mundësi të realizoni shumë gjëra që keni në mendje.

Akrepi-Për shenjën tuaj zodiakale, situata parashikohet të jetë aventureske. Nëse një zë i brendshëm përpiqet t’ju mbrojë, mos e kundërshtoni.

Shigjetari-Dikush do t’ju quante pesimist sot. Keni tendencën për të pasur në mendje vetëm gjëra negative.

Bricjapi-Periudha përgjatë këtyre ditëve është shumë premtuese për zhvillimet personale dhe arritjen e qëllimeve tuaja.

Ujori-Ju karakterizoheni nga një ndjenjë spontaniteti, e cila nxitet nga nevoja juaj e fortë për të ndryshuar kushtet e jetës tuaj. Megjithatë, ju e dini shumë mirë që një gjë e tillë nuk mund të arrihet brenda natës.

Peshqit-Kushtet në jetën tuaj nuk janë ideale. Ka disa pengesa dhe situata problematike për të duhet të gjeni zgjidhje. /tvklan.al