Dashi – Tashmë ndikimi i Marsit është i pakonsiderueshëm, prandaj sot do të ndiheni më të lirshëm në veprimet tuaja. Ata që janë në një lidhje do të përjetojnë çaste pasionante.

Demi – Sot parashikohet një ditë pozitive për të gjithë të lindurit e kësaj shenje. Do të jeni vërtetë mirë nga gjendja shpirtërore. Por bëni kujdes nga euforia për shkak të entuziazmit të tepërt.

Binjakët – Ata që janë në një lidhje nuk do të kalojnë një ditë të mirë. Marrëdhënia do të komplikohet, por mundohuni të mos shkaktoni dëme të mëdha. Sa i përket financave, duhet të tregoheni më të matur. Mos kini tendencë të shpenzoni shumë.

Gaforrja – Edhe për ju do të jetë ylli i dashurisë, Afërdita së bashku me Mërkurin, ata që do të fashitin plotësisht agresivitetin e Marsit. Do të jeni shumë praktikë për situatat e krijuara dhe do të mund të zgjidhni çdo pengesë.

Luani – Ata që janë në një lidhje çift mund të përballen me keqkuptime. Mundohuni që t’i shmangni sa më shumë të mundeni. Ndërsa problemet që keni në aspektin ekonomik nuk do të mund t’i zgjidhni ngadalë, por do të kërkoni zgjidhje të menjëhershme.

Virgjëresha – Në raport me partnerin/en duhet të jeni më të kujdesshëm. Sa i përket aspektit profesional, nuk është e lehtë që pas shumë mundi të detyroheni të filloni nga e para, por për shkak të gabimeve tuaja duhet të paguani vetë ju.

Peshorja – Dita e sotme duket se do të jetë disi e turbullt e me oshilacione, për arsye se Hëna është në një pozicion të paqëndrueshëm në shenjë. Do të ditë më e mirë  për raportet ndërpersonale.

Akrepi – Ata që janë në një lidhje do të kalojnë një ditë të turbullt. Nuk do të lëshoni aspak, po kështu edhe partneri/ja. Bëni kujdes sepse mund të përfshiheni në debate të ashpra. Në lidhje me financat duhet të bëni kujdes sepse mund të përballeni me situatë të vështirë.

Shigjetari – Janë shumë yje që për ju do të jenë pozitivë, por mjafton vetëm Hëna që t’ju komplikohen shumë gjërat në planin sentimental dhe në raportet ndërpersonale. Një diskutim mund të kthehet në debat.

Bricjapi – Do të jetë një ditë pozitive për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do të jeni shumë joshës dhe sharmantë. Do të kaloni momente romantike me partnerin/en. Në lidhje me financat, shmangni çdo shpenzim të tepruar sepse do t’ju kushtojë rëndë.

Ujori – Sot do të jetë një ditë intensive për ju. Do të jeni gjatë gjithë kohës nën ndikimin e Marsit, që mesa duket ju elektrizon. Por mundohuni të mos ngatërroni punën me ndjenjat.

Peshqit – Do të jetë një ditë e qetë për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do t’i shprehni ndjenjat hapur dhe partneri/ja do t’ju bëjë të ndiheni si në ëndërr. Edhe financat do të jenë të mira. Do të kryeni të gjitha transaksionet e rëndësishme. /tvklan.al