Dashi – Bujaria është një nga cilësitë tuaja më të mira. Ju keni aftësinë e çuditshme për të dhënë, pa pritur asgjë në kthim. Kjo ju bën që të ndiheni shumë mirë me veten tuaj dhe të keni pushtet tek të tjerët.

Demi –Të gjithë bëjnë herë pas herë një analizë se jetës së tyre, por kur vjen puna tek e ardhmja juaj, ju jeni shumë pesimistë. Merrini me qetësi gjërat, mos i ekzagjëroni.

Binjakët – Do të duhet të përdordorni  një strategji dinake sot. Dita do të jetë e tensionuar dhe delikate. Disa nga miqtë tuaj mund të përpiqen të bëjnë presion mbi ju. Duhet të gjeni një mënyrë të zgjuar për të dalë nga ky kurth.

Gaforrja – Sot të bëheni shumë melankolik dhe do të kthehni pas në kohë. Duhet të reflektoni dhe të peshoni gjërat që kanë më shumë vlerë për ju. Ndoshta keni dëgjuar disa lajme dekurajuese në lidhje me dikë afër jush, dhe kjo mund t’ju bëjë të ndiheni keq.

Luani – A ju kanë thënë ndonjëherë miqtë tuaj se mund të jeni një mësues shumë i mirë? Në shtëpi, ti je ai që flet gjatë gjithë kohës. Ju jeni pothuajse të detyruar t’i bindni të tjerët. Njerëzit janë të hipnotizuar nga njohuritë tuaja.

Virgjëresha –Keni punuar shumë kohët e fundit dhe i keni dhënë shumë energji të tjerëve. Sot do të ndiheni shumë të lodhur dhe kjo do ju bëjë të jeni të tensionuar. Merrni disa ditë pushim.

Peshorja –Sot  do i bëni vetes shumë pyetje. Ju keni tendencë të jeni mjaft introvertë dhe zakonisht keni nevojë për një liri të madhe. Merrni kohë për të analizuar angazhimet tuaja ndaj të tjerëve.

Akrepi – Ju do të jeni shpëtimtari i ditës. Dituria dhe durimi juaj do të jenë pasuria më e madhe për ju. Do të ndihmoni shumë ata që janë përreth jush.Dini shumë mirë të këshilloni dhe të jepni më të mirën tuaj për njerëzit që kanë nevojë.

Shigjetari – Nuk nuk duhet të punoni aq shumë. Ju mund të keni shumë energji, por trupi juaj duhet të pushojë. Mundohuni të planifikoni disa pushime të shkurtra në mënyrë që të merrni energjitë e nevojshmë për të vazhduar përpara.

Bricjapi –Sot do të ndiheni të përhumbur. Edhe pse partneri është larg jush, por dashuria e tij është gjithmonën pranë jush. Kjo mund të jetë dhe shakaku i shumë tensioneve tuaja kohët e fundit.

Ujori –Njerëzit rreth jush mund të kenë pritur pak më shumë bashkëpunim nga ana juaj.  Por ju as nuk e keni të plan të vetofroheni. Nëse dikush nuk ju thotë se ka nevojë për ndihmë, ju nuk bëni asnjë gjë me kokën tuaj.

Peshqit –Nëse do të ishte për ju, do të qëndronit gjatë gjithë ditës në krevat, por ju duhet të përballeni me botën. Ka ardhur momenti që të gjeni dhe një partner/e, pasi tashmë është koha e duhur për të hedhur hapa të reja.

/tvklan.al