Dashi-Mos u nxitoni që të krijoni miqësi të reja, çdo gjë ka kohën e saj. Jini më të butë me partnerin tuaj: U ndodh të gjithëve që mund të bëjnë ndonjë gabim. Do të merrni një telefonatë të rëndësishme në lidhje me punën.

Demi-Lëreni zemrën t’ju shkëlqejë. Dashurojini ata që keni përreth dhe kjo do t’ju ndihmojë të mblidhni shumë njerëz rreth vetes.

Binjakët-Dikush me pushtet është kthyer në model për t’u ndjekur, por mos bini në grackën e të menduarit se nuk mund të bëjnë asgjë gabim. Në fund të fundit të gjithë janë njerëz dhe sado të suksesshëm të jenë, njerëzit bëjnë gjithnjë gabime.

Gaforrja-Dita e sotme do t’ju duket shumë e lodhshme dhe stresuese. Edhet në planin sentimental duhet të bëni shumë për të evituar përplasjet me partnerin/en.

Luani-Disa njerëz besojnë në magjinë e dashurisë. Pozicioni i planeteve do t’ju vendosë në një pozitë që ju inkurajon të rivendosni rregullat në marrëdhënien në çift. Do të shikoni veprimet e partnerit dhe do të merrni këtë vendim.

Virgjëresha-Ditë jo shumë pozitive. Ata që do të zhvendosen për punë ose studime duhet t’i bëjnë mirë llogaritë për disa pengesa, të cilat mund t’ju bëjnë të humbisni durimin. Në mbrëmje këtë ditë të fundit të javës, kalojeni me shoqërinë.

Peshorja-Duhet të jeni më të ndërgjegjshëm për paraqitjen tuaj të jashtme. Vizita në një dyqan rrobash do të ishte një ide e mirë.

Akrepi-Mos u bëni më të ndjeshëm seç duhet. Mund të keni arsye të mira për të besuar se ju kanë tradhtuar, por nëse lini emocionet t’ju udhëheqin, nuk do të ketë kthim pas. Ka ende kohë për ta zgjidhur problemin, pa kaluar në ekstreme.

Shigjetari-Sot do të korrni një sukses të madh falë shpirtit të sakrificës dhe natyrës tuaj kërkuese. Por bëni kujdes në raportet me kolegët, ndërkohë që ato me partnerin janë shumë të mira.

Bricjapi-Sot është një ditë e rëndësishme që do t’ju sjellë në vëmendje se sa e bukur është dashuria. Jeni të fiksuar pas gjërave të shtrenjta, por keni një problem. Partneri nuk mund t’ua sigurojë këto.

Ujori-Hapjani zemrën atyre që po përpiqen që të jenë pranë jush. Tregojini ndjenjat pa frikë. Rrethoheni nga njerëz që ju duan dhe do të jenë pranë jush për t’ju mbështetur në gjithçka që bëni dhe do ta bëjnë këtë gjithmonë.

Peshqit-Energjia e ditës do t’ju sjellë përpara disa dëshirave të ndryshme dhe do ta keni të vështirë të vendosni në fund. Disa persona mendojnë se ju jeni të vendosur dhe pavarësisht vështirësive do ta tregoni këtë karakteristikë në fund./tvklan.al