Kandidati i LDK-së për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, Avdullah Hoti, ka votuar. Në një prononcim të shkurtër për mediat ai i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë.

“I kryem obligimet tona kushtetuese për të votuar. Ftoj qytetarët që kanë të drejtë vote që ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar. Sot është dita e tyre. Falenderoj krejt stafin, duke filluar nga zyrtarë të KQZ, vëzhgues, komisionerë, vëzhgues. Pres që të kemi standard zgjedhor të lartë”, tha Hoti.

Në Kosovë kanë të drejtë vote mbi 1.7 milionë qytetarë./tvklan.al