Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, sot pritet ta zhvillojë një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Kjo vizitë zyrtare bëhet me ftesë të homologut të tij maqedonas, Zoran Zaev, njofton Klan Kosova.

Takimi ndërmjet dy kryeministrave do të mbahet në orën 14:00. Me rastin e kësaj vizite, Kryeministri Hoti do të zhvillojë edhe takime tjera me liderë politikë në këtë vend.

“Gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, do të nënshkruhet Memorandum i Bashkëpunimit për krijimin e Rrjeteve të pastra 5G në mes të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe Nën Sekretarit të Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach”, thuhet në njoftimin e kumtesën e kryeministrisë./klankosova