Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan- Peqin, në fshatin Vidhas.

Sipas ABC News automjeti me drejtues 41-vjeçarin me inicialet A.B ka përplasur për vdekje 21- vjeçarin me inicialet A.M, banues në fshatin Vidhas Elbasan. I riu ka qenë me motoçikletë dhe ka ndërruar jetë në vend.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit që i mori jetën të riut./tvklan.al