Luiza Dule humbi tragjikisht jetën mëngjesin e kësaj të mërkure, në fshatin Arrëz të Devollit. Burime zyrtare thonë se 48-vjeçarja me profesion mësuese udhëtonte sëbashku me 6 persona të tjerë, kur automjeti është batuar në rrugë.

“Rreth orës 09:30 jemi njoftuar se në aksin rrugor Miras-Arrëz ka ndodhur një aksident, ku mjeti tip “Range-Rover” me targë AA 112 CA, me drejtues shtetasin Ç.H, banues në Miras është batuar në rrugë dhe për pasojë ka humbur jetën një pasagjere në mjet shtetasja L.D, 48 vjeçe, banuese në Miras”

, thuhet në një njoftim të policisë.

Drejtuesi i mjetit, si edhe pasagjerët e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti tragjik.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin e rëndë të jetë bërë ngrica në rrugë. Të aksidentuarit mësohet se udhëtonin drejt shkollës së fshatit Arrëz, ku jepnin mësim.

/tvklan.al