Një humbje e madhe që të copëton shpirtin ajo që la pas tërmeti i 26 nëntorit…

Nën rrënojat e pallatit 6-katësh në Durrës, u gjenden të pajetë katër anëtarët e familje Reçi, Eduard Reçi, 54 vjeç, bashkëshortja Dolora Reçi, 49, si dhe dy fëmijët, Kristi 25 vjeçe dhe Klaus 21 vjeç.

Evi dhe Kristi Reçi

Kjo ishte familja e xhaxhit të këngëtares dhe moderatores së njohur Evi Reçi, e cila në një postim në rrjetet sociale ka ndarë dhimbjen e madhe që preku familjen e saj.

Evi me shoqen e femijerise , Diena Karanxha

Por në këtë tragjedi Evi humbi edhe shoqen e saj të fëmijërisë, Diena Karanxha, së bashku me të bijën 9-vjeçare.

Të pranosh të papranueshmen. Më ndodhi dhe mua. I ndodh kujtdo. Sa e çuditshme! Në momente të vështira dhe të dhimbshme, të rikthehen në mendje kujtimet më të bukura… Ashtu mu kujtua dhe Kristi im, që kërcenim dhe këndonim bashkë, ashtu dhe Klausi që qante që se merrnim me vete se ishte i vogli e ne të “mëdhenjtë”, ashtu dhe Axha Edi që humori verior ishte në çdo fjalën e tij, ashtu dhe Dolora që dedikoi jetën për familjen e saj. Po ashtu më rikthehu kujtimet dhe Diena, shoqja ime e fëmijërisë… dilnim, bënim thashetheme, ndanim sekretet. Siç ishte në fillim dhe ‘sekreti’ për dashurinë tënde, për Dorin që më pas të pikturoi jetën me portretin e Esieles e vogël që tu bë motivi i jetës. Ishit të gjithë bashkë. Një pse e madhe, një boshllëk i madh, nga një tërmet i madh. Zemrën e kam plagë! Një faleminderit për të gjithë ju qe me keni shkruar dhe me keni qëndruar afër çdo moment me dashurinë dhe dashamirësinë tuaj. Zoti ju bekoftë”, shkruan Evi.

Evi me Kristin dhe babane e xhaxhane e saj

Në një foto të postuar në Instastory, Evi ndanë me miqtë e saj kujtimet që kishte me vajzën e xhaxhait, Krisin…

“Sa ke qeshur atë ditë Krist”

Evi me Kristi Reçin

Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë që ra në 26 nëntor në Durrës dhe Thumanë, la pas 49 viktima dhe më shumë se 750 të lënduar. /tvklan.al

Evi Reçi