Dy motra japoneze kanë hyrë në librin e rekordeve Guiness si binjaket identike më jetëgjatë në botë. Ato janë 107 vjeç e 300 ditë. Binjaket lindën më 5 Nëntor 1913 në ishullin Shodoshima. Sot, Umeno ka katër fëmijë, ndërsa Koume tre.

Lajmërimi u bë më 20 Shtator që në Japoni përkon me Ditën Kombëtare të Respektit për të Moshuarit. Japonia është vendi me jetëgjatësinë më të lartë në botë, ndaj të moshuarit kërkojnë respekt maksimal. Binjaket morën certifikatat e tyre përkatëse në azilet ku qëndrojnë, të cilat ndodhen në dy vende të ndryshme të Japonisë.

Umeno Sumiyama dhe Koume Kodama kanë thyer rekordin e mëparshëm të Kin Narita dhe Gin Kanie që kishin rekordin e 107 viteve dhe 175 ditëve. Më pas Gin ndërroi jetë në Janar të vitit 2000, duke u pasuar nga binjakja që ndërroi jetë në moshën 108-vjeçare.

Ndërkohë, njeriu më i moshuar në botë është një grua japoneze 118-vjeçare, Kane Tanaka./tvklan.al