Duke filluar nga sot, qytetarët dhe bizneset në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi do të paguajnë më pak  gjatë përdorimit të telefonave të tyre celularë brenda rajonit.

Kjo për shkak të hyrjes në fuqi të marrëveshjes së Roamingut, ku thirrjet telefonike do të bëhen deri në tetë herë më të lira. Marrëveshja e re e Roamingut rajonal është hapi i parë i reduktimit të mëtejshëm të tarifave që priten të ulen që nga 1 Janari 2020.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor më 4 Prill në Beograd dhe konsiderohet si një arritje e rëndësishme e axhendës dixhitale për rajonin, të nisur nga Komisioni Evropian në Qershor 2018.

Tv Klan