Një 29 vjeçar është mbytur gjatë ditës së sotme në zonën e plazhit të Vilunit në Velipojë.

Elvin Palaj nga Dajçi ka hyrë në det për të shpëtuar të fejuarën e tij, por për shkak të detit të trazuar është mbytur vetë. Pavarësisht se i është dhënë ndihma e parë Palaj nuk ka mundur te mbijetojë. Ky është rasti i dyte gjatë kësaj vere që në plazhet e Velipojës mbyten pushues.

Disa te tjerë janë mbytur në Vlorë, Sarandë dhe Durrës. Pavarësisht se bizneset kanë detyrimin ligjor që të vëzhgojnë plazhet me roje bregdetare, një gjë e tillë nuk ndodh. Ata vazhdojnë të mos respektojnë ligjin.

Tv Klan