I dashuri i Dafina Zeqirit, Dj Geek, feston sot 28-vjetorin e tij. Në këtë ditë të veçantë Dafina e ka surprizuar atë me urime dhe dhurata të veçanta.

Dafina i ka organizuar një festë së bashku me miqtë e përbashkët. Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara në “Instagram”, Dafina është kujdesur për dekorin e ambjentit dhe për tortën e personalizuar.

Dj Geek ka postuar një foto në “Instastory”, ku tregon dhuratën që ka marrë nga Dafina. Këngëtarja përveç festës, i ka bërë dhuratë një palë atlete. Në mbishkrimin e fotos, Dj Geek shkruan: “Edhe diçka tjetër nga Dafina”, duke e shoqëruar emrin e këngëtares me një emoji mbretëreshë. /tvklan.al