Supermodelja e njohur, Gigi Hadid dhe Zayn Malik u rikthyen sërish bashkë pas një ndarje, e cila zgjati pak më shumë se dy vite.

Dashuria e tyre duket se i rezistoi distancës dhe kohës dhe veprimi i fundit i Gigi në mbrojtje të Zayn edhe njëherë u vërtetoi të gjithë zërave dashakeqë se ata janë bashkë dhe madje shumë të dashuruar.

Jake Paul mjaft i njohur në YouTube, përmes një statusi jo dhe aq pozitiv në rrjetin e tij social Instagram iu drejtua personalisht Zayn Malik.

Ai është një djalë i vogël dhe ka një sjellje të keqe, më largoi pa asnjë arsye kur unë u tregova i mirë me të. Zane, e di që po e lexon këtë, boll u mërzite se u ktheve në shtëpi vetëm te dhoma jote e madhe e hotelit”.

I menjëhershëm ishte reagimi i modeles, e cila menjëherë u hodh në mbrojtje të Zayn dhe nuk i kurseu aspak kritikat ndaj Jake.

“ Sepse atij nuk i intereson të shoqërohet me ju dhe ekipin tuaj të turpshëm të grupeve në YouTube? Vetëm në shtëpi me miqtë e tij më të mirë, si një mbret sepse ai më ka mua zemër. Atij nuk i bëhet vonë për surratin tënd të shëmtuar. Ik bëj nani”.

Padyshim që ky koment i shokoi të gjithë, por mbi të gjithë Jake Paul, i cili e mbylli me kaq dhe nuk ktheu më asnjë përgjigje./tvklan.al